LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet debutimi i Messit në MLS

Shtyhet debutimi i Messit në MLS
(Foto: Instagram/leomessi)

Debutimi i Lionel Messit në MLS është shtyrë, pasi i ndihmoi Inter Miamit të kualifikohej në çerekfinale të Kupës së Ligës.

Superylli argjentinas shënoi dy herë në trillerin prej tetë golash ndërmjet skuadrës së tij dhe FC Dallas në kuadër të të tetës së finales së Kupës.

Ekipi i tij fitoi pas ekzekutimit të penalltive për t’u kualifikuar në fazën e mëtutjeshme, ku do të përballet me Charlotte FC – skuadër me të cilën duhej të përballeshin në raundin e ardhshëm në MLS.


E vuri në dyshim vendimin për transferimin e Messit, Inter Miami ia ndërpret kontratën portierit
Lexo po ashtu E vuri në dyshim vendimin për transferimin e Messit, Inter Miami ia ndërpret kontratën portierit

Meqenëse do të ndeshjen në Kupë, sfida e tyre në kampionat që duhej të zhvillohej më 20 gusht është shtyrë për një datë të mëvonshme që do të caktohet në të ardhmen.

“Ndeshja e rregullt sezonale në MLS më 20 gusht kundër Charlotte FC është shtyrë në një datë të mëvonshme që do të bëhet e ditur, për shkak të kualifikimit të mëtutjeshëm në Kupën e Ligës. Biletat origjinale të siguruara për ndeshjen e MLS të 20 gushtit do të vlejnë për datën e re, në të cilën do të zhvillohet ndeshja”, thuhet në njoftimin e klubit.

Kampioni i botës tashmë i ka shënuar shtatë gola në vetëm katër paraqitje për klubin e tij të ri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Serie A
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

La Liga
Për të mos e ndryshuar formacionin, Bastoni me një pozitë krejtësisht të re ndaj Feyenoord

Për të mos e ndryshuar formacionin, Bastoni me një pozitë krejtësisht të re ndaj Feyenoord

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori