Fermerët do të kenë edhe 10 ditë shtesë për të aplikuar për subvencionet për vitin 2026.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural (DBPZHR), Behar Thaçi, i cili u ka bërë thirrje fermerëve që ende nuk kanë dorëzuar aplikimet të shfrytëzojnë afatin e ri.


Sipas njoftimit, shtyrja e afatit synon t'u japë mundësi të gjithë fermerëve që të përfundojnë procedurat e aplikimit për përfitimin e subvencioneve.

Thaçi ka ftuar të gjithë të interesuarit që të paraqiten brenda afatit shtesë dhe të kompletojnë dokumentacionin e nevojshëm për aplikim.

"Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural u bën thirrje të gjithë fermerëve që ende nuk kanë aplikuar, ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të përfundojnë aplikimin brenda afatit të zgjatur", thuhet në njoftim. /Telegrafi/