Nga muaji i ardhshëm, rryma në Kosovë mund të shtrenjtohet për 15 për qind. Por, zinxhiri i shtrenjtimeve nuk do të ndalej me aq.
Bizneset, sidomos prodhueset, do të përballeshin me rritje të kostove operative, duke i detyruar ato t’i rrisnin çmimet e produkteve dhe të shërbimeve.
Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) në Kosovë paralajmëroi se, nga muaji prill, faturat e energjisë elektrike mund të rriten për 15 për qind.
Aktualisht, për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë brenda një muaji, çmimi i rrymës gjatë ditës është 7.79 centë për kilovat.
Në rast të shtrenjtimit për 15%, ata do të paguanin 8.96 centë.
ZRRE-ja i shqyrton dhe cakton tarifat e energjisë elektrike çdo vit dhe ato janë në fuqi nga 1 prilli deri më 31 mars të vitit pasues.
Sipas këtij institucioni, rritja e tarifave këtë vit është e domosdoshme, për shkak të uljes së prodhimit të energjisë, rritjes së konsumit dhe varësisë së madhe nga importet me çmime të larta.
Kosova nuk mund ta sigurojë energjinë e nevojshme për mbi 1.6 milion banorët e saj vetëm me prodhimin nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).
Një nga arsyet është vjetërsia me dekada e termocentraleve “Kosova A” dhe “Kosova B”.
Prodhim ka edhe përmes burimeve të ripërtërishme, por në sasi më të vogla.
Prodhimi i energjisë elektrike në Kosovë
Në janar të këtij viti, Kosova prodhoi 24 për qind më pak rrymë nga hidrocentralet dhe 12 për qind më pak nga era dhe dielli sesa në janar të vitit të kaluar. Ndërsa, prodhimi nga termocentralet u ngrit sërish në nivelet para rënies së shtatorit të vitit të kaluar.
Prodhimi i pamjaftueshëm bën që një pjesë e konsiderueshme e furnizimit të sigurohet përmes importeve, që janë të shtrenjta.
Më 26 mars, çmimi i energjisë elektrike në bursën hungareze HUPX, nga ku importon Kosova, ishte 118 euro për megavat.
Sa importon e eksporton Kosova rrymë?
Hendeku mes rrymës së importuar dhe asaj të eksportuar nga Kosova është rritur dukshëm në muajt e fundit.
Por, tradicionalisht, nga prilli deri në korrik, bilanci ndryshon, pasi që rritet sasia e rrymës së eksportuar.
Ndikimi te bizneset dhe rritja e çmimeve
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, thotë se rritja e çmimit të energjisë elektrike do t’i rrisë kostot operative të bizneseve, veçanërisht atyre prodhuese.
Për shembull, një kompani që deri tani ka paguar 1.000 euro në muaj për energji, pas shtrenjtimit do të paguajë 1.150 euro, sipas tij.
Shahini thotë se kjo do t’i detyrojë bizneset t’i rrisin çmimet e produkteve dhe shërbimeve të tyre, duke i bërë ato më pak konkurruese në treg.
Për më tepër, thotë ai, këto biznese mund të shkurtojnë edhe vende pune, për t’i mbuluar shpenzimet shtesë.
“Kjo rritje do të ndikojë në çmimet e produkteve esenciale, si: buka, qumështi, vaji, lëngjet dhe shërbimet e ndryshme. Bizneset nuk janë fajtorët kryesorë për këtë rritje – shkaku kryesor mbetet rritja e çmimit të energjisë”, thotë Shahini.
Kosova, viteve të fundit, është përballur me rritje të vazhdueshme të çmimeve të produkteve dhe shërbimeve.
Shtrenjtimi ka nisur në kohën e pandemisë COVID-19 në vitin 2020 dhe ka marrë hov pasi Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, më 2022.
Rritje të tjera të çmimeve të produkteve paralajmëron edhe Gani Durmishi, kryetar i Shoqatës së Prodhuesve dhe Përpunuesve të Qumështit në Kosovë.
“… sepse kur shtrenjtohet energjia elektrike, ngrihet edhe çmimi i ambalazhit, ngrihet edhe çmimi i qumështit. E, pastaj, kur të rritet kostoja e shpenzimeve jetësore, edhe punëtorët kërkojnë paga më të larta”, thotë ai.
REL bisedoi me disa qytetarë në fund të muajit të kaluar, kur nisi të flitej për shtrenjtimin e mundshëm të rrymës, dhe shumica thanë: “Nuk e dimë se si do t’ia dalim”.
Si shpenzohet rryma në Kosovë?
Sektori i amvisërisë shpenzon mbi 65 për qind të rrymës elektrike në Kosovë. Për përdorim komercial shfrytëzohet rreth 21 për qind e rrymës së konsumuar, ndërsa sektori i industrisë shpenzon vetëm rreth 7.5 për qind.
Valë e re çmimesh edhe në qershor?
Pas shtrenjtimit të pritshëm të rrymës në prill, bizneset në Kosovë do të përballen edhe me një ndryshim tjetër të rëndësishëm pas dy muajsh.
Nga 1 qershori, kompanitë me më shumë se 50 punëtorë ose një qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro, do të kenë mundësi të zgjedhin furnizuesin e tyre të energjisë dhe të dalin në tregun e hapur.
Ky hap është pjesë e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, por ka ngjallur shqetësime mes afaristëve dhe organizatave të biznesit, që paralajmërojnë për çrregullime ekonomike dhe rritje të çmimeve.
Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, më 12 mars, Alajdin Fusha, pronar i kompanisë “ABI SHPK” në Prizren, ka thënë se me kalimin në treg të hapur, do të bëhet e pashmangshme rritja e çmimeve të produkteve.
Kjo, për faktin se çmimi për kilovat nuk mund të pritet nën 15 centë, nga rreth 7 centë sa paguan kompania tash për tash, sipas tij.
“Me doemos do të reflektojë edhe në koston e produkteve dhe shërbimeve”, ka thënë Fusha, firma e të cilit operon me 13 kompani që ofrojnë produkte ushqimore dhe shërbime të tjera.
Këtë shqetësim e kanë ngritur edhe Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Aleanca Kosovare e Biznesit, të cilat kanë rekomanduar shtyrjen e zbatimit të tregut të hapur të energjisë, duke argumentuar se vendi nuk është ende gati për këtë ndryshim.
ZRRE-ja, megjithatë, ka insistuar se ka licencuar kompani të mjaftueshme për furnizim me energji elektrike dhe është zotuar se do t’i monitorojë vetë marrëveshjet mes bizneseve dhe kompanive furnizuese, për të shmangur abuzimet e mundshme, raporton REL.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ngërçi politik e shtrenjtimi i rrymës godasin prodhuesit vendor, paralajmërohet padi ndaj ZRRE-së

Guvernatori Ismaili prezanton progresin financiar të Kosovës në takimin me Drejtorin e FMN-së

Përshëndetje PRIZREN! GiFi hapi dyert më 25 Prill – në zemër të qendrës tregtare Galeria Shopping Mall

Kursime mbi 200 mijë euro, ky është zyrtari publik me pagën më të lartë në Kosovë

Neptun Kosova hap dyqanin më të madh në Ballkan në Central Park

Bëhu me pronë në bregdet

Grand Blue FAFA Resort, streha e qetësisë dhe elegancës

Ngërçi politik e shtrenjtimi i rrymës godasin prodhuesit vendor, paralajmërohet padi ndaj ZRRE-së

Shije dhe kursime në një vend: Zbritje të mëdha në Emona Center!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

E kundërta nga ajo që thuhet prej Real Madridit, mediumi spanjoll shfaq 19 "gabimet" nga të cilat përfituan Los Blancos

Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

Navas 'poshtëron' Laportan, refuzoi Barcelonën dhe i dërgon një mesazh Florentino Perezit

Ngritet çmimi i bukës në Gjakovë – qytetarët të shqetësuar për koston e jetesës

Misteri i vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, thellohen hetimet

Aeroplanë luftarakë, njësi snajperësh dhe jo vetëm – zbulohen detaje të ‘operacionit të madh të sigurisë’ për funeralin e Papa Françeskut