LAJMI I FUNDIT:

Shtrëngimi i dhëmbëve dhe ushtimat ose zhurmat në veshë

Shtrëngimi i dhëmbëve dhe ushtimat ose zhurmat në veshë

Shkaqet që shtyjnë në shtrëngimin e dhëmbëve nuk janë plotësisht të njohura, por besohet se lidhen me stresin, ndonëse mund të jenë edhe një faktor kontribuues në ushtimat ose zhurmat ne veshë.

Spec. Dr. Arianita Shala – Zeka
Specialiste e Sëmundjeve të Dhëmbit me Endodoncion
Klinika Specialistike Stomatologjike “Dr.Nita”
044 695 002 & 038 754 926
Rr. Musatafa Venhari nr. 58, Dardani (mbrapa Bast Trade)
arianita.shala@gmail.com


Në shkrimin tim paraprak për problemin e shtrëngimit apo, siç njihet në termet mjekësore, bruksizmin, kam treguar se sipas studimeve, të paktën një në njëzetë persona janë të prekur nga kjo dukuri dhe vetëm një pjesë e tyre janë të vetëdijshëm se i shtrëngojnë dhëmbët në gjumë.

Shtrëngimi i dhëmbëve – Bruksizmi
Lexo po ashtu Shtrëngimi i dhëmbëve – Bruksizmi

Sipas studimeve të fundit besohet se shtrëngimi i dhëmbëve mund të jetë një faktor kontribuues në ushtimat ose zhurmat ne veshë, që njihet si tinitusi, (tingull i zhurmshëm që ndodh në njërin apo në të dy veshët).

Ta kemi të qartë kjo nuk është pista e parë e dyshimeve të shkaktarëve të zhurmave në vesh, fillimisht duhet trajnuar nga mjekët e ORL-së, por në raste kur përkundër trajtimeve të problemeve me veshë, ankth dhe të tjera që shkaktojnë tinitusin, atëherë duhet parë se mos shkaktimi apo përkeqësimi i simptomave të tinitusit vjen nga shtrëngimi i dhëmbëve.

Shkaqet që shtyjnë në shtrëngimin e dhëmbëve nuk janë plotësisht të njohura, por besohet gjerësisht se lidhen me stresin, andaj, ndryshimet e përgjithshme pozitive që ndihmojnë për të lehtësuar stresin, mund të jenë zgjidhje ideale për problemin e bruksizmit, kjo nuk është gjithmonë funksionale dhe madje përpjekjet për të ulur nivelin e stresit mund të zgjasë me vite.

Më herët nuk është aluduar, por sipas studimeve të fundit, megjithatë, sforcimi i nofullave dhe muskujve që ndodhin si pasojë e shtrëngimit të dhëmbëve mund të jenë faktorë në shkaktimin e ushtimave në vesh, apo edhe anasjelltas.

Prandaj, nëse keni tringëllimë në veshët dhe keni disa simptoma të mëposhtme, nuk duhet ta përjashtojmë edhe shtrëngimin e dhëmbëve si kontribuues:

– Ushtima dhe zhurma në vesh përderisa provoni të flini.
– Dhëmbët e përparmë u janë bërë më të mprehtë me kalimin e kohës
– Smalti i dhëmbëve është hequr (shtresë mbrojtëse e dhëmbëve, më këtë rast aty rritet ndjeshmëria dhe rrezikohet më tepër nga sëmundjet e dhëmbit)
– Dhimbje të pashpjegueshme të dhëmbëve
– Dhimbje muskulore ose tension në zonën e nofullës
– Dhimbje në qafë
– Dhimbje koke
– Çrregullime të gjumit

Përderisa ushtimat dhe zhurmat në vesh janë një shqetësim i vazhdueshëm, besoj që do të ishte e mirëseardhur që të prekurit nga ky problem do të mund ta kuptonin që kjo vjen edhe si pasojë e shtrëngimit të dhëmbëve, dentistët janë në gjendje që të ofrojnë një zgjidhje e cila ndihmon në trajtimin e shtrëngimit të dhëmbëve.

Në shkrimin paraprak ju kam treguar se dentistët trajtojnë dukurinë e shtrëngimit apo kërcitjes së dhëmbëve duke e kërkuar thelbin e problemit dhe duke arritur në evidentimin e shkaktarëve. Fillimisht nëse kjo është shkaktuar nga radhitja jo e rregullt e dhëmbëve, numri jo adekuat i tyre, pozita e dhëmbëve, madhësia e tyre, forma por edhe pozita e nofullave. Në këto raste intervenohet në shkaktarin kryesor dhe më pas mënjanohet problemi.

Nëse shtrëngimi i dhëmbëve nuk vjen nga shkaktarët e lartpërmendur, atëherë konstatohet se kjo është si pasojë e faktorëve stresogjen. Në të tilla raste, dentisti përgatitë plastika individuale mbrojtëse (splinta) të mbahen gjatë natës me qëllim të bëhet mbrojta e dhëmbëve dhe u rekomandohet teknika të menaxhimit të stresit dhe konsultime me profesionistët.

Kjo metodë e thjeshtë e mbrojtjes së dhëmbëve nga shtrëngimi mund të ndihmojë gjithashtu për të lehtësuar ushtimat dhe zhurmat në veshë.

Në studimet e fundit në Angli është vërejtur se shumë pacientë që kanë mbajtur gjatë natës splintat dentare kanë treguar më pas se bëjnë gjumë më të mirë, ushtimat dhe zhurmat në veshë janë zvogëluar ose hequr fare dhe poashtu se partnerët e tyre kanë përfituar edhe pse nuk janë shqetësuar nga tingujt neveritës që lëshojnë dhëmbët duke u shtrënguar gjatë natës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori