LAJMI I FUNDIT:

Shtrati i Drinit të Bardhë vërshohet nga mbeturinat, paralajmërohen gjoba për ndotësit e ambientit

Shtrati i Drinit të Bardhë vërshohet nga mbeturinat, paralajmërohen gjoba për ndotësit e ambientit
Vlora Tafili

Shtrati i lumit “Drini i Bardhë” është vërshuar nga mbeturinat. Banorët e Klinës, janë të shqetësuar me pamjet që ka marrë ky lum. Në anën tjetër, Komuna paralajmëron gjoba mandatore për qytetarët e pandërgjegjshëm.

Reklama

Me vetëm 5 euro në muaj, qytetarët e fshatrave të Klinës do t’i hidhnin mbeturinat nëpër kontejnerë.

Por mbeturinat po hedhen afër shtratit të lumit “Drini i Bardhë”. Ndotja e ambientit, po u pengon disa banorëve.

Gjokë Mrijaj banor i fshat Pataqan të Klinës, ka thënë se shëmtia dhe ndotja që po i bëjnë lumit këto mbeturina, duhet të troket fuqishëm në ndërgjegjen e çdo qytetari.

“Siç pos shihet ky vend është shndërruar në deponi. Nuk e di a është pronë e shtetit apo private. Unë dhe vëllezërit kemi pronat këtu por nuk e di si duhet të veprojmë”, tha për RTV Dukagjinin Gjokë Mrijaj.

Gjoka shtoi se është shumë e nevojshme që institucionet lokale e qendrore të marrin hapa konkret që ta ndryshojnë këtë gjendje

“Kemi pastruar disa herë vendin por përsëri kanë filluar të gjuajnë mbeturina këtu. Nuk e dimë si të veprojmë ndryshe. Kërkojmë ndihmë nga shteti për të ndaluar këtë dukuri”, shtoi më tej Gjokë Mrijaj.

Ndërsa Vlora Tafili zëdhënëse në Komunën e Klinës ka thënë se tash e tutje do te ketë gjoba mandatore për hedhjen e mbeturinave.

“Komuna e Klinës bazuar në planin për menaxhim të mbeturinave ka arritur që në gjashtë mujorin e parë të largojë 12 deponi. Sa u përket rasteve më të vogla nëpër fshatra, inspektorati gjendet në terren dhe ka shqiptuar gjoba për shkelësit e ligjit përkatësisht për këta banorë që hedhin mbeturinat vend e pavend”, tha Vlora Tafili.

Pritje për masat e Komunës, kanë edhe banorët. /RTV Dukagjini/Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Rama u përgjigjet atyre që po e kritikojnë për draft-Statutin e Asociacionit

Rama u përgjigjet atyre që po e kritikojnë për draft-Statutin e Asociacionit

Lajme
Para mbajtjes së zgjedhjeve të reja në veri, Vuçiq kërkon autonomi më të madhe për serbët atje

Para mbajtjes së zgjedhjeve të reja në veri, Vuçiq kërkon autonomi më të madhe për serbët atje

Lajme
Moszbatimi i Marrëveshjes për normalizim anulon konferencën e donatorëve për Kosovën dhe Serbinë

Moszbatimi i Marrëveshjes për normalizim anulon konferencën e donatorëve për Kosovën dhe Serbinë

Lajme
Haradinaj thirrje Kurtit e Osmanit: Pranoni sugjerimet e SHBA-së, beteja me Serbinë fitohet vetëm të koordinuar me aleatët

Haradinaj thirrje Kurtit e Osmanit: Pranoni sugjerimet e SHBA-së, beteja me Serbinë fitohet vetëm të koordinuar me aleatët

Lajme
Komuniteti Shqiptaro-Amerikan i kërkon Sekretarit amerikan Antony Blinken mbështetje për Kosovën

Komuniteti Shqiptaro-Amerikan i kërkon Sekretarit amerikan Antony Blinken mbështetje për Kosovën

Lajme
Qeveria: Nga Shqipëria zyrtare presim mbështetje, ndërmjetësues kemi shumë

Qeveria: Nga Shqipëria zyrtare presim mbështetje, ndërmjetësues kemi shumë

Lajme
Kalo në kategori