LAJMI I FUNDIT:

Shtojani këta përbërës kafesë dhe pas dy gllënjkave metabolizmi do t’ju shpejtohet

Shtojani këta përbërës kafesë dhe pas dy gllënjkave metabolizmi do t’ju shpejtohet

Nuk ka ndonjë dyshim se kafeja është ndër pijet më të shijshme në mëngjes. Ajo brenda pak momenteve i përmirëson nivelet e energjisë dhe iu bën gati për pjesën e mbetur të ditës

Kafeja ngërthen në vete shumë përfitime shëndetësore, duke përfshirë metabolizmin e shpejt dhe, nëse konsumohet në sasi modeste, kafeja e mbron shëndetin e zemrës.


Megjithatë, shumë pak njerëz e dinë se këtë pije të preferuar mëngjesore mund ta kthejnë në djegës të fuqishëm të dhjamit vetëm duke i shtuar disa përbërës të zakonshëm si vaji i kokosit, kanella dhe mjalti, transmeton Telegrafi.

Nëse i përzieni këta përbërës në kafe, shumë shpejt do t’i hiqni kilet e tepërta pa pasur nevojë të bëni ndryshime të mëdha në stilin e jetës.

Përbërësit:

– gjysmë gote mjaltë

– 1/3 gotës vaj kokosi

– një lugë gjelle kanellë

– një lugë gjelle kakao (jo e detyrueshme)

Përgatitni një pastë vetëm duke i përzier këta përbërës së bashku. Vendoseni produktin në një tas të qëndrueshëm dhe mbajeni në frigorifer.

1-2 lugë gjelle të këtij produkti e shtoni në një tas me kafe të freskët. E përzieni mirë dhe e shijoni kafenë e shëndetshme që do t’ua djegë dhjamin! /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori