Shtohen thashethemet për ‘Bennifer 2’, Lopez dhe Affleck fotografohen duke dalë nga një rezidencë private

Vetëm disa javë pasi Jennifer Lopez dhe Ben Affleck ishin kthyer në Los Angeles nga një udhëtim i përbashkët në Montana, dyshja janë ribashkuar në Miami.
Këngëtarja dhe aktorja e famshme është fotografuar të dielën së bashku me yllin hollivudian.
Fotografitë e shpërndara nga mediat rozë e kanë paraqitur 51-vjeçaren të disponuar, ndërkohë që prapa saj ndodhej 48-vjeçari që dukej paksa më serioz.

Ata kanë dalë nga një rezidencë private, ndërkohë që mediat spekulojnë se yjet e famshme e kanë rikthyer lidhjen e dikurshme.
Jennifer Lopez thotë se ku ka dashuri ka edhe mrekulli, pas aludimeve se është kthyer me Ben Affleck

The Post ka raportuar se dyshja nuk janë duke u ngutur në lidhjen e re, ndërkohë që burimet kanë thënë se J.Lo ka qenë gjithmonë e fiksuar pas Affleckut, edhe pse lidhja e tyre kishte dështuar shumë vite më parë.
Të njohur me nofkën ‘Bennifer’, Jennifer dhe Ben kanë qenë në lidhje nga mesi i vitit 2002 deri në janar të vitit 2004 kur edhe ishin ndarë. Dy aktorët u njoftuan në xhirimet e filmit “Gigli”, ndërsa gjatë kohës sa ishin bashkë, madje edhe u fejuan.
Pas dështimit të lidhjes së tyre, Lopez i martua me këngëtarin Marc Anthony vetëm pesë muaj pas ndarjes nga Affleck. /Telegrafi/



























































