LAJMI I FUNDIT:

Shtohen sulmet nga viruset ndaj kriptovalutave

Shtohen sulmet nga viruset ndaj kriptovalutave

Kriminelët kibernetikë po zhvendosen nga ransomware në drejtim të maluerëve kriptografikë, kështu u shpreh kompania ruse e antiviruseve Kaspersky Lab.

Sipas një raporti të kompanisë, sulmet me ransomware [virus që bllokon qasjen në të dhënat derisa të paguhet një shumë e kërkuar] kanë filluar të bien ndjeshëm, ndërsa është vënë re rritje e maluerëve kriptografikë, përcjell Telegrafi.


Kjo për arsye e gërmimi i kriptovalutave është aktivitet më fitimprurës sesa ransomware.

Kaspersky Lab thotë se sulmet me ransomware kanë rënë me 44.6 për qind krahasuar me një vit më parë, ndërsa në anën tjetër maluerët kriptografikë janë rritur me 44.5 për qind.

Firma e sigurisë parashikon që ky trend të vijojë të rritet sidomos në platformat mobile dhe se raporti paraqiste me shqetësim zhvillimet në Kinë dhe Indi ku gjenden një e treta e telefonave të mbarë botës. /Telegrafi/