LAJMI I FUNDIT:

​Shtohen reshjet e borës, Ministria e Mjedisit thirrje për kujdes të shtuar

​Shtohen reshjet e borës, Ministria e Mjedisit thirrje për kujdes të shtuar

Zëvendësministri i MMPHI-së Hysen Durmishi u ka bërë thirrje pjesëmarrësve në komunikacion për kujdes të shtuar pas reshjeve të borës.

Në një postim në Facebook, ai ka bërë të ditur se kompanitë e mirëmbajtjes verore dhe dimërore të kontraktuara kanë dalë në terren për pastrimin e borës në rrugët regjionale, nacionale dhe autoudhë.


“Ju lutemi që përgjatë kësaj kohe të vozisni me kujdes të shtuar”, porosit Durmishi.