LAJMI I FUNDIT:

Shtiret si nëna e tij duke përdorur WhatsApp-in e saj, 9 vjeçari mashtron babanë në mënyrë qesharake

Shtiret si nëna e tij duke përdorur WhatsApp-in e saj, 9 vjeçari mashtron babanë në mënyrë qesharake

Një 9 vjeçar i prapë mashtroi babanë e tij duke i thënë atij për ta blerë një qenush duke imituar nënën e tij pasi përdori WhatsApp-in e saj.

Noah Ley, nëntë vjeç, i cile priste me padurim një qen të ri në familje, saqë ai rrëmbeu telefonin e mamasë së tij ndërsa ajo ishte duke bërë punët e shtëpisë dhe vazhdoi bisedën me babanë e tij të pavëmendshëm.

Noah e bindi pa mundim Kevyn, 43 vjeç, se ai po vazhdonte bisedën me gruan e tij duke futur në mesazhe emrat ledhatues si ‘dashuri’ dhe “zemër”, raporton Mirror, përcjell Telegrafi.

Djaloshi i zgjuar tha ‘ata të gjithë duan një’ dhe në mënyrë qesharake shkroi ‘Kev vetëm merr një, fëmijët po qajnë’.

Dy orë më vonë, nëna e tre fëmijëve, Janine, 40 vjeç, kontrolloi telefonin e saj dhe kuptoi se çfarë kishte ndodhur.

WhatsApp

Kevyn i kishte telefonuar gruas së tij mëngjesin e së dielës, 6 nëntor, duke përmendur se një qenush tetë javësh ishte në dispozicion për t’u rivendosur menjëherë në një shtëpi. Infermierja dentare donte kohë për të menduar për këtë, por ndërsa i ishte kthyer shpina, Noah filloi të punonte për të bindur babanë e tij – duke u shtirur se ishte ajo.

Janine, nga Newport, South Wales, shpjegoi: “Nuk duhej t’i kisha thënë asgjë Noah-s, por thashë “nuk do ta besoni atë që sapo tha babi, ai u pyet nëse duam një qenush tjetër”.

“I shkrova një mesazh Kevit duke thënë “Noah do një qen tjetër”. Kev më pas pyeti se çfarë mendonin fëmijët. Në atë moment unë u largova – isha në dhomë, por isha e zënë duke pastruar kështu që thjesht e lash telefonin anash”.

“Noah më pas hyri menjëherë në telefonin tim, ai e përdor telefonin tim shumë për të luajtur lojëra dhe për të parë Instagramin, dhe padyshim që ai ka shkuar në WhatsApp. Noah e hapi telefonin dhe e vazhdoi bisedën, ndërsa Kev me të vërtetë kishte menduar se isha unë ajo që dërgoja mesazhet”, vazhdoi tutje Janine.

Vetëm dy orë më vonë Janine kontrolloi telefonin e saj dhe kuptoi se çfarë kishte ndodhur – dhe përball saj ndodhej Noah me një buzëqeshje në fytyrë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Pasagjerët që blenë udhëtimin misterioz të Wizz Air, bërtasin nga gëzimi kur mësojnë nga piloti se ku po shkojnë - ata ndanë në rrjetet sociale gjithë eksperiencën

Pasagjerët që blenë udhëtimin misterioz të Wizz Air, bërtasin nga gëzimi kur mësojnë nga piloti se ku po shkojnë - ata ndanë në rrjetet sociale gjithë eksperiencën

Interesante
Çakalli zbret në mes të Tiranës, kapet në shkallët e Teatrit të Operas dhe Baletit

Çakalli zbret në mes të Tiranës, kapet në shkallët e Teatrit të Operas dhe Baletit

Fun
Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Interesante
Diferenca prej 27 vitesh nuk është pengesë për dashurinë e tyre: Të gjithë mendojnë se është nëna ime, por mua nuk më intereson

Diferenca prej 27 vitesh nuk është pengesë për dashurinë e tyre: Të gjithë mendojnë se është nëna ime, por mua nuk më intereson

Fun
Një makinë e bllokuar në ishull për vite me radhë - pamja e radhës e çuditshme nga Google Street View

Një makinë e bllokuar në ishull për vite me radhë - pamja e radhës e çuditshme nga Google Street View

Interesante
Shtatë mrekullitë e botës moderne (Foto)

Shtatë mrekullitë e botës moderne (Foto)

Interesante
Kalo në kategori