LAJMI I FUNDIT:

Shtip, 23 punëtorë të helmuar

Shtip, 23 punëtorë të helmuar

23 persona janë helmuar në fabrikën e fasonëve në Shtip dhe të njejtët janë dërguar për shërim në spitalin e qytetit, përkatësisht në repartin e sëmundjeve infektive, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Drejtoria shtetërore për sanitari ka mbyllur dy pjesë të kuzhinës dhe gjithashtu ka marr monstra nga ushqimet dhe nga gjërat që e përbënin kuzhinën ku është përgatitur buka.


Punëtorët kanë pasur ngërçe në bark dhe simptome tjera të helmimit. Pas dhënies së ndihmës nga mjekët kujdestarë, të njejtët janë lëshuar në shtëpi. /Telegrafi/