Shtimi i peshës, kolesterina, sulmi në zemër: Pasojat e martesës së keqe i pëson vetëm njëra gjini!

Për disa lajm i mirë, ndërkaq për të tjerët i keq është sepse nuk i pësojnë të dy gjinitë njësoj pasojat e lidhjes apo martesës turbulente
Meshkujt kalojnë më keq, sepse kanë rrezik më të madh nga sulmi në zemër nëse marrëdhënia u është jostabile.
Është interesante që femrat nuk preken fare nga ky rrezik.
Martesa e keqe përkeqëson pasqyrën e gjakut
Hulumtuesit britanikë kanë konstatuar se si gjatë ngritjeve dhe rënieve në lidhje apo martesë dukshëm luhatet shtypja e gjakut te meshkujt, por jo edhe te femrat.
U ngrihet edhe kolesterina,edhe pesha trupore, gjë që është kombinim fatal i cili çon deri te sulmi i zemrës dhe sulmi në tru, transmeton Telegrafi.
Shkencëtarët kanë studiuar 620 baballarë të martuar dhe kanë zbuluar se si gjendja e tyre shëndetësore drastikisht përmirësohet nëse në martesë u shkojnë punët mirë.
Nëse gjendja në marrëdhënie ka qenë e pandryshuar – qoftë e mirë apo e keqe – nuk ka pasur ndryshime në pasqyrën e tyre të gjakut.
Nga ana tjetër, fatkeqësia apo lumturia martesore nuk kanë pasur lidhje me shëndetin kardiovaskular te femrat. Besohet se ndodh kështu për shkak të faktit që meshkujt më shumë varen nga femrat sesa anasjelltas.
Ato kanë lidhje më të gjera shoqërore dhe mënyra më efikase me të cilat përballen me fatkeqësitë.
Nëse nuk janë raportet e mira, zgjidhja më e mirë është – divorci
Shkencëtarët kanë shkuar aq larg sa që këshillojnë meshkujt të cilët kanë martesë të keqe, as më shumë e as më pak, sesa divorc – për të mirën e tyre.
“Me supozimin e lidhshmërisë shkakore, këshillimi martesor për çiftet me marrëdhënie të këqija mund të ketë përparësi shtesë në pikëpamje të shëndetit fizik mbi mirëqenien psikike, edhe pse në disa raste ndërprerja e marrëdhënieve është opsioni më i mirë”, thuhet në konkluzionin e studimit.
Përgjithësisht, besohet që njerëzit e martuar më shumë kujdesen për veten në pikëpamje të peshës trupore dhe marrjes me rregull të ilaçeve, ndërkaq beqarët pinë alkool, duhan dhe hanë ushqim të pashëndetshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës