LAJMI I FUNDIT:

Shteti norvegjez ia merr katër fëmijët çiftit shqiptaro-suedez

Shteti norvegjez ia merr katër fëmijët çiftit shqiptaro-suedez

Një rast i paprecedentë ka ndodhur në Norvegji, pasi shteti i ka marrë katër fëmijët një çifti shqiptaro-suedez.

Bëhet fjalë për Alitcia Forsberg dhe Armend Caushi, të cilët janë edhe prindër të bebushit të njohur si “fëmija gjigant”, për shkak të peshës 6.6 kg.


Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, çifti tregoi që nuk e dinë se ku ndodhen fëmijët, vetëm flasin në internet.

“Adresat e sakta nuk i kemi, vetëm e dimë regjionin. Ata kanë marrë një vendim, nuk na japin të drejtën me i marrë. I themi fëmijëve, për momentin janë kështu gjërat, pasi keni përkujdesje.  Kanë mall për ne, thonë sa herë që mbyllin telefonatën”, u shpreh babai.

Ata kanë thënë se do të bëjnë të pamundurën për t’i marrë, por shpresat sa vjen e po i largohen.

“Kur na morën fëmijët ishte tepër vonë. Ne asnjëherë nuk mendonim se do na merrnin fëmijët me akuza që nuk ekzistonin. Ata krijuan një histori për tu paraqitur dhe ne i lejuam të hynin në familjen tonë. Ata donin fëmijë të shëndetshëm, prandaj na i morën”, deklaroi mamaja.

“Të katër fëmijët e mëdhenj janë me nënshtetësi suedeze dhe kosovare. Kam menduar me marr një avokat me ndërmjetësu me shtetin norvegjez. Suedia na ka thënë që nëse fëmija ka lind në Norvegji dhe vetëm në letër e ka Suedi, i takon Norvegjisë vendimi”, shtoi më tej babai i katër fëmijëve.

“Shpresa ime është që sistemi ka për të ndryshuar, sepse sistemi ashtu siç është sot nuk ka kuptim. Ata thonë që janë duke kaluar mirë, por nuk i dëgjojnë dhe nuk i interesojnë çfarë thonë fëmijët. Ata e shikojnë një person të barabartë me prindin biologjikë. Sipas tyre, kanë të njëjtën rëndësi si prindi edhe ata që kujdesen për fëmijët”, përfundoi nëna e fëmijëve. /abcnews.al/

Në trend Lajme

Më shumë
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori