LAJMI I FUNDIT:

Shtetet e Bashkuara: Inteligjenca ruse po përpiqet të minojë besimin e vaksinave perëndimore kundër COVID-19

Shtetet e Bashkuara: Inteligjenca ruse po përpiqet të minojë besimin e vaksinave perëndimore kundër COVID-19

Shtetet e Bashkuara kritikuan publikisht “fushatën e dezinformimit” në Rusi, e cila, siç thanë, synon të minojë besimin në vaksinat perëndimore kundër COVID-19.

Sipas zëdhënësit të Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, Rusia është duke vazhduar me mashtrimet e vjetra.


“Shihet shumë qartë se Rusia bën mashtrime të vjetra. Duke bërë kështu, ajo – potencialisht – rrezikon jetë njerëzish, që ne shpëtojmë çdo ditë”, tha Price.

Komentet vijnë pasi gazeta Wall Street Journal raportoi më 7 mars për gjetjet e Qendrës Botërore të Angazhimit – një degë e Departamentit të Shtetit – se inteligjenca ruse qëndron prapa katër platformave në internet, të përfshira në një fushatë të koordinuar.

Gazeta thotë se ueb-faqet flasin për gjoja rrezikun e vaksinës Pfizer, të prodhuar në SHBA, në përpjekje për të rritur besimin në vaksinën “Sputnik V” të prodhuar në Rusi.

Ueb-faqet japin një pamje negative për vaksinat, pa siguruar informacione për sigurinë dhe efikasitetin e tyre.

Price tha se ueb-faqet në fjalë, përfshijnë dezinformata për dy nga vaksinat e miratuara deri më tani nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA.

Zyrtarët amerikanë: Rusia ka filluar fushatën e dezinformimit kundër vaksinës së Pfizerit
Lexo po ashtu Zyrtarët amerikanë: Rusia ka filluar fushatën e dezinformimit kundër vaksinës së Pfizerit

Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha gjatë një konference tha se autoritetet do ta luftojnë dezinformimin “me çdo mjet që kanë”.

Vaksinat perëndimore kundër COVID-19 u miratuan pasi testimet e rrepta dhe masive treguan se ato janë mbi 90 për qind efikase, pasi të jepen me nga dy doza.

Faqet e identifikuara nga Qendra Botërore e Angazhimit, përfshijnë New Eastern Outlook dhe Oriental Review, të cilat thuhet se kontrollohen nga Shërbimit të Jashtëm rus të Inteligjencës (SVR) dhe News Front, i cili mendohet se drejtohet nga Shërbimi i Brendshëm rus i Inteligjencës (FSB). News Front ka selinë në Krime – rajonin ukrainas të ankesuar nga Rusia.

Sipas një raporti të Aleancës për Demokracinë e Sigurisë, një iniciativë jopartiake që studion dezinformimin nga qeveritë autokratike, objektiv kryesor i fushatës ruse është vaksina Pfizer.

“Denigrimi i Pfizerit bëhet pjesërisht për shkak të statusit të tij si vaksina e parë, pas ‘Sputnik V’, që përdoret në mënyrë masive, duke rrezikuar potencialisht dominimin e saj në treg”, thuhet në raportin e Aleancës.

Agjencia e lajmeve AFP raportoi se në një vlerësim për të vitin e kaluar, Qendra Botërore e Angazhimit tha se mijëra llogari të mediave sociale, të lidhura me Rusinë, kanë udhëhequr një fushatë të koordinuar, për të minuar deklaratat zyrtare për sëmundjen COVID-19.

Agjencia Evropiane e Barnave: Autorizimi i njëanshëm i 'Sputnik V' është sikurse një 'ruletë ruse'
Lexo po ashtu Agjencia Evropiane e Barnave: Autorizimi i njëanshëm i 'Sputnik V' është sikurse një 'ruletë ruse'

Pas raportit të Wall Street Journal, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, mohoi se agjencitë ruse të inteligjencës janë duke shpërndarë dezinformacione për vaksinat perëndimore.

Qendra e Departamentit të Shtetit zbuloi se edhe Kina, për një kohë të shkurtër, ka bërë përpjekje të ngjashme kundër vaksinave perëndimore, por në fund, siç u tha, ka vendosur se është më e dobishme që të vihen në dukje përpjekjet e saj për vaksinën, sesa të përçmohen versionet e tjera.

Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë nga COVID-19 me mbi 29 milionë të infektuar dhe me mbi 525 mijë të vdekur. Deri më tani, mbi 90 milionë vaksina janë administruar në SHBA.

Tri vaksinat e miratuara SHBA janë Pfizer/BioNTech, Moderna dhe Johnson & Johnson.

Rusia është e katërta në botë me numër të të infektuarve me COVID-19, me mbi 4 milionë. Afro 88 mijë kanë humbur jetën. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Plenkoviq fiton zgjedhjet në Kroaci

Plenkoviq fiton zgjedhjet në Kroaci

Kroacia
Izraeli sulmohet përsëri nga Hezbollahu - 14 ushtarë të plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë

Izraeli sulmohet përsëri nga Hezbollahu - 14 ushtarë të plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë

Azia
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë

"Pse? Sepse nuk kishte raketa më": Zelensky shpjegon pse Ukraina nuk mundi të ndalonte sulmin rus që shkatërroi një termocentral të madh

Botë
Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi

Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi

Botë
Ushtarët rusë shohin vetëm një mënyrë që të kthehen të gjallë te familjet e tyre, thotë Ukraina

Ushtarët rusë shohin vetëm një mënyrë që të kthehen të gjallë te familjet e tyre, thotë Ukraina

Botë
Kalo në kategori