LAJMI I FUNDIT:

Shtetet e Bashkuara ekstradojnë biznesmenin rus Oleg Nikitin, kreu 28 muaj burg pasi kishte shkelur sanksionet amerikane

Shtetet e Bashkuara ekstradojnë biznesmenin rus Oleg Nikitin, kreu 28 muaj burg pasi kishte shkelur sanksionet amerikane

Biznesmeni i parë rus që u dënua në Shtetet e Bashkuara për shkelje të sanksioneve është kthyer në vend.

Siç raportojnë mediet ruse, Oleg Vladislavovich Nikitin, kreu më shumë se dy vjet dënim në një burg amerikan me akuzën e përpjekjes për të shmangur sanksionet kundër eksportimit të pajisjeve të avancuara të energjisë në Rusi.


Nikitin, 54-vjeç, u dënua me 28 muaj burg, pasi ishte arrestuar në mars të 2019-së.

Ai është deklaruar fajtor për komplot, për t’i shitur një turbinë energjetike të prodhuar nga SHBA për shpimin në ujërat ruse të Arktikut te një “biznes i panjohur, të kontrolluar nga Qeveria ruse”.

Sanksionet kundër Rusisë – të vendosura në përgjigje të aneksimit të Krimesë nga Moska në 2014 – ndalojnë shitjen e teknologjisë amerikane për përdorim në projektet e naftës dhe gazit në ujërat e thella të kontrolluara nga kompanitë shtetërore ruse.

Zviceranët ekstradojnë në SHBA biznesmenin rus të lidhur me Kremlinin, Vladislav Klyushin
Lexo po ashtu Zviceranët ekstradojnë në SHBA biznesmenin rus të lidhur me Kremlinin, Vladislav Klyushin

Prokurorët thanë se Nikitin shpiku një skemë të ndërlikuar për blerje, një përpjekje për të transportuar turbinën në Rusi.

Ditë më parë, biznesmeni rus i lidhur me Kremlinin, Vladislav Klyushin është ekstraduar nga Zvicra në drejtim të Shteteve të Bashkuara.

Klyushin ishte arrestuar në muajin mars, pas një kërkese të autoriteteve amerikane, të cilat kërkuan zyrtarisht ekstradimin e tij.

Biznesmeni është pronar i M13, një kompani ruse që ofron monitorim të medieve, si dhe shërbime të sigurisë kibernetike. Webfaqja e saj thotë se shërbimet e saj përdoren nga Presidenca edhe Qeveria e Rusisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori