LAJMI I FUNDIT:

Shtetet e Bashkuara bllokojnë asetet e Bankës Qendrore të Afganistanit, pamundësohet qasja e talibanëve në miliarda dollarë

Shtetet e Bashkuara bllokojnë asetet e Bankës Qendrore të Afganistanit, pamundësohet qasja e talibanëve në miliarda dollarë

Shtetet e Bashkuara kanë bllokuar rezervat e Bankës Qendrore të Afganistanit në llogaritë amerikane, duke ua pamundësuar talibanëve qasjen në miliarda dollarë.

“Asnjë aset i Bankës Qendrore, që ka Qeveria afgane në Shtetet e Bashkuara, nuk do të jetë i qasshëm për talibanët”, ka thënë administrata amerikane.


Administrata e Joe Biden ka marrë këtë vendim përgjatë fundjavës teksa talibanët kanë pushtuar Kabulin më 15 gusht dhe kanë rrëzuar Qeverinë e përkrahur nga Perëndimi.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, shifra e rezervave të Bankës Qendrore ka qenë 9.4 miliardë dollarë në fund të prillit. Shumica e rezervave është thënë se ruhen në Bankën Federale të Rezervave në New York dhe institucione tjera amerikane. Në mesin e aseteve ka dollarë, ari dhe thesaret amerikane.

Çfarë do të ndodhë tash me ekonominë e Afganistanit?
Lexo po ashtu Çfarë do të ndodhë tash me ekonominë e Afganistanit?

Talibanët janë në listë të sanksioneve amerikane, çka nënkupton se ata mund të përballen me vështirësi për të fituar qasje në këto fonde, përveç nëse Washingtoni dhe aleatë e tij e njohin qeverinë e re.

Përveç bllokimit të qasjes në asete, Washingtoni ka bllokuar edhe ndihmën për Afganistanin përmes Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.

Afganistani është një prej vendeve më të varfra në botë dhe varet tejet shumë nga ndihma e huaj, e cila mbulon rreth tri të katërtat e buxhetit shtetëror. /REL/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Ekonomi
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
Veç thuj ej, EI Taxi është knej

Veç thuj ej, EI Taxi është knej

El Taxi
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

99esim.com
Kalo në kategori