LAJMI I FUNDIT:

Shtetasi i Serbisë ekzekutohet në Johanesburg, ishte bashkëpunëtor i ngushtë i të akuzuarit për vrasjen e Arkanit (Video)

Shtetasi i Serbisë ekzekutohet në Johanesburg, ishte bashkëpunëtor i ngushtë i të akuzuarit për vrasjen e Arkanit (Video)

Një shtetas serb është vrarë në një pritë në kompleksin Higbury në Brainson tek Johanesburgu derisa po dilte nga vetura e blinduar, kurse sulmuesit janë zhdukur menjëherë nga vendi ngjarjes.

Ky sulm është vazhdimësi e një serie të vrasjeve, ku për një vit janë vrarë gjashtë shtetas të Serbisë, transmeton Telegrafi.

Sipas mediave lokale, dëshmitarët okularë kanë deklaruar se si ky burrë po dilte nga vetura, kur dy persona që e kanë nxjerrë shtien në drejtim të tij me pushkë automatike të llojit R4.


Kujtojmë se policia lokale tek i vrari ka gjetur dokumente fallso në emër të Ivan Lazareviqit, 59-vjeç, por besohet se bëhet fjalë për I. X, bashkëpunëtor i afërt i Dobroas Gavriqit, i dënuar për vrasjen e Zhelko Razhnatoviq Arkanit në vitin 2000 në Beograd.

Siç raportojnë mediat jugafrikane, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12 në Highbury në kompleksin Brainson në afërsi të Johanesburgut.

Ky burrë nga Serbia ishte brenda veturës Mercedes pranë shtëpisë ku jetonte, kur një veturë BMW iu afrua dhe nga ajo dolën dy persona. Ata menjëherë filluan ta qëllojnë, dhe në momentin që tentoi të ikë nga vetura mbi të janë shkrepur 26 plumba. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA-ja largon trupat nga Siria - shfaqjen pamjet e tërheqjes së ushtrisë

SHBA-ja largon trupat nga Siria - shfaqjen pamjet e tërheqjes së ushtrisë

Azia
I dërguari i Trumpit: Rusia mund të marrë disa rajone të Ukrainës, por jo të pestat

I dërguari i Trumpit: Rusia mund të marrë disa rajone të Ukrainës, por jo të pestat

Botë
Sa janë të vërteta pretendimet për

Sa janë të vërteta pretendimet për "traktatin e pandemisë së OBSH-së, një përpjekje për të shmangur gabimet gjatë COVID-19"?

Botë

"Shkrumb e hi", publikohen pamjet e pasojave të sulmeve amerikane në Jemen

Azia
Gjermania bllokoi dërgimin e 40 aeroplanëve të fuqishëm luftarakë në Turqi

Gjermania bllokoi dërgimin e 40 aeroplanëve të fuqishëm luftarakë në Turqi

Turqia
Zbardhen rreth 10 mijë faqe dokumente të vrasjes së Robert Kennedyt - babait të Sekretarit amerikan të Shëndetësisë

Zbardhen rreth 10 mijë faqe dokumente të vrasjes së Robert Kennedyt - babait të Sekretarit amerikan të Shëndetësisë

Amerika
Kalo në kategori