Shtëpia e shëndetit – Shkup: Kujdes me alkoolin, pa mjete piroteknike në Vitin e Ri
Nga IPSH “Shtëpia e shëndetit Shkup” në një deklaratë për AIM bëjnë thirrje që qytetarët të kenë kujdes me konsumimin e alkoolit dhe të përmbahen nga përdorimi i mjeteve piroteknike gjatë pritjes së Vitit të Ri 2024.
Nga atje shfaqin shpresë për respektim shembullor dhe përmbajtje të rekomandimeve, me qëllim që festat e fundvitit të jenë në disponim të këndshëm dhe të hareshëm për të gjithë.
“Për shkak të festimeve në vijim, Shërbimi për Ndihmë të shpejtë mjekësore rekomandon marrje të rregullt të terapisë tek të sëmurët kronik, të kihet kujdes me konsumimin e ushqimit tek ata persona të cilët kanë pasur agjërime krishtlindjesh, shfrytëzim të matur të pijeve alkoolike në mënyrë që të evitohen pasojat e padëshiruara – helmime nga alkooli, rrahje dhe fatkeqësi komunikacioni. Posaçërisht i bëhet thirrje popullatës më të re dhe të miturve të mos përdorin pije alkoolike, për shkak të pragut të ulët të tolerancës ndaj alkoolit, Më pas, përmbajtje nga përdorimi i mjeteve të ndryshme piroteknike dhe armëve të zjarrit për shkak të evitimit të lëndimeve të padëshiruara, të djegurave dhe pasojave të tjera më të rënda”, theksojnë nga institucioni për AIM.
Gjatë festave të fundvitit, nga ky institucion potencojnë se do të kujdesen për gjendjen shëndetësore të qytetarëve gjatë 24 orëve.
“Më 31 dhjetor, e diel, gjatë ditës dhe natës së Vitit të Ri, si dhe më 1 janar, kujdestare dhe të kapshme do të jenë ordinancat kujdestare për mbrojtje shëndetësore në ndërrimin e tretë, e diel dhe festa në poliklinkat Jane Sandanski, Pair, Çento, Shuto Orizarë, Gjorçe Petrov, Draçevë dhe Bit Pazar. Për festat e krishtlindjes – 7 dhe 8 janar, për qytetarët të cilët kanë nevojë për ndihmë mjekësore, do të punojnë ordinancat kujdestare për mbrojtje shëndetësore në ndërrimin e tretë, e diel dhe festa në poliklinikat Jane Sandanski, Pair, Çento, Shuto Orizarë, Gjorçe Petrov, Draçevë dhe Bit Pazar”, sqarojnë nga institucioni.
Me orar të përditshëm për festat e fundvitit do të funksionojë edhe njësia për mjekim shtëpiak.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mitsotakis: Greqia është mbështetëse e madhe e perspektivës evropiane për Ballkanin Perëndimor
Policia gjen granatë dore në Kllokot, dyshohet se është që nga paralufta
AGK: Kritikat e Këshillit të Evropës për Projektligjin për KPM-në, rezultat i tendencës së Qeverisë që të kontrolloj mediat
Kosovës iu avancua statusi, por cili është roli dhe funksioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s?
Asambleja e NATO-s voton pro avanicimit të statusit të Kosovës
Ministri i Mbrojtjes i gëzohet vendimit të sotëm: Kosova vetëm një hap larg anëtarësimit të plotë në NATO
Kosova pritet të ketë 1.6 milion banorë
Një i vrarë dhe dy të plagosur në Shkup
Szunyog bën thirrje që Kosova të heq ndalimin e produkteve serbe
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Tifozët janë të shokuar pasi mësuan çmimin që Aston Villa po e kërkon për Coutinhon
Teuta Krasniqi flet për ankthin dhe depresionin që përjetoi pas ndarjes nga Blero
Pas ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie me ish-konkurrenten e “Përputhen”?
Southampton triumfoi në ndeshjen që vlen më shumë para se finalja e Ligës së Kampionëve - shuma që fitoi është e jashtëzakonshme
Kaluan natën së bashku - Ilnisa Agolli ndan një moment nga shtrati me Meritonin
Shpjegohet pse Chelsea nuk do të "pranojë automatikisht" vendin në Ligën e Konferencës