LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia e Bardhë miraton furnizimin me armë për kurdët

Shtëpia e Bardhë miraton furnizimin me armë për kurdët

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka miratuar furnizimin me armë të njësive kurde (YPG), të cilat luftojnë kundër Shtetit Islamik në Siri, njoftoi të martën një zyrtar amerikan për AFP.

Ndarja e mjeteve financiare për ofrimin e mbështetjes së armatosur për YPG është aprovuar, tha zyrtari amerikan në kushte anonimiteti.


Miratimi vlen menjëherë, ndërkohë që do të lejohet edhe furnizimi me armatim, është shprehur zyrtari në fjalë.  Problemi për armatosjen e kurdëve ishte i kontestueshëm për administratën Trump, pasi është parë si hap që do të hidhërojë aleatin e NATO-s, Turqinë, transmeton AFP.

Zyrtari amerikan nuk ka sqaruar se për çfarë armatimi bëhet fjalë, por sipas tij armët do të përdoren për marrjen e çerdheve të Shtetit Islam, qytetit Raka në Siri.  Raka, e cila nga Shteti Islam konsiderohet si kryeqyteti i kalifatit të tij, aktualisht është e rrethuar nga kurdët dhe aleanca siriane-arabe, dhe zyrtarët presin një luftë brutale, shkruan AFP.

Vendimi për armatosjen e kurdëve është bërë e ditur disa orë para se shefi i Pentagonit, Xhejms Matis të takohet me zyrtarët turq në Danimarkë, në samitin e koalicionit kundër Shtetit Islamik.

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Blinken jep disa nga kritikat më të forta publike të SHBA-së për sjelljen e Izraelit në luftën në Gaza

Blinken jep disa nga kritikat më të forta publike të SHBA-së për sjelljen e Izraelit në luftën në Gaza

Botë
Forcat ruse filluan një shtytje

Forcat ruse filluan një shtytje "të rrezikshme" në rajonin verilindor të Kharkivit të Ukrainës - vlerëson ISW

Botë
Cilat vende i paguajnë njerëzit për të shkuar me biçikletë në punë?

Cilat vende i paguajnë njerëzit për të shkuar me biçikletë në punë?

Botë
Kush është Andrei Belousov - njeriu pa përvojë ushtarake që do të bëhet ministër i Mbrojtjes i Putinit?

Kush është Andrei Belousov - njeriu pa përvojë ushtarake që do të bëhet ministër i Mbrojtjes i Putinit?

Botë

"Moment jashtëzakonisht i rrezikshëm": Kryediplomati britanik flet për situatën në rajonin e Kharkiv të Ukrainës

Botë
Kalo në kategori