Këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë, Larry Kudlow tha se ekonomia amerikane, më e madhja në botë, ka hyrë “tani në fazën e rimëkëmbjes” nga efektet e rënda të pandemisë së koronavirusit, që shkaktuan mbylljen e mijëra bizneseve.
Megjithatë, ekspertët thonë se shifrat e papunësisë do të mbeten të larta për muaj me radhë.
“Mendoj se po rikthehemi. Viti 2021 do të jetë i fuqishëm”, i tha Kudlow.
Ai la të kuptohet se paketa kompensuese prej 600 dollarësh në javë që qeveria federale po u jep mbi 40 milionë punëtorëve të pa punë, përveç ndihmave sociale, ka gjasa të ndërpritet në fund të muajit korrik.
“Po i paguajmë njerëzit të mos punojnë. Në disa raste është më shumë se sa një rrogë”, tha ai.
Kudlow shtoi se një ndihmë e tillë për të papunët, mund të ishte e e kuptueshme në fazat e para të COVID-19, kur bizneset u mbyllën, por jo kur ekonomia ka filluar të rimëkëmbet.
Megjithatë ai tha se administrata e Presidentit Trump parashikon “një lloj shpërblimi për rikthim në punë”, për ata që kanë humbur vendet e punës, megjithëse jo aq sa është paguar në dy muajt e gjysëm që kur filloi izolimi. Disa ligjvënës kanë sugjeruar një pagesë njëherëshe prej 1,200 dollarësh për punëtorët që rikthehen në punë.
“Ne duam që njerëzit të rikthehen në punë. Mendoj se njerëzit duan të rikthehen. Nuk duam të ndërhyjmë tek një gjë e tillë”, tha Kudlow.
Ai tha se ndihma sociale për papunësinë nuk do të ndërpritej, por zakonisht ato janë diçka më pak se gjysma e asaj që paguhen punëtorët dhe variojnë nga shteti në shtet.
Pavarësisht nga vlerësimi optimist për ekonominë, Kudlow tha se vazhdimësia e infeksioneve dhe vdekjeve në Shtetet e Bashkuara përbën shqetësim për rimëkëmbjen e pritshme ekonomike.
Ai tha se njerëzit duhet të vazhdojnë të respektojnë udhëzimet për distancimin fizik dhe të mbajnë maska aty ku është e nevojshme.
Shifra zyrtare e papunësisë në Shtetet e Bashkuara ishte 13.3 për qind në muajin maj, megjithëse zyrtarët thonë se pasi u vu re një gabim në llogaritje, shifra e saktë duhet të kishte qenë 16.4 për qind. /Zëri i Amerikës/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë