LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia e Alicia Keys – një kryevepër arkitekturore mbi oqean

Shtëpia e Alicia Keys – një kryevepër arkitekturore mbi oqean

Për më shumë se dhjetë vjet, shtëpia e Alicia Keys në shkëmb, e nënshkruar nga arkitekti dhe disenjatori Wallace Cunningham, e quajnë më të bukurën në Amerikë

Që kur këngëtarja Alicia Keys dhe bashkëshorti i saj, magnati i famshëm i muzikës Sweezy Beatz (Kasseem Dean), blenë këtë perlë moderniste në vitin 2019, ajo ka përjetuar disa freskime të dizajnit dhe ka një enterier vërtet fenomenal.


Kjo mrekulli arkitekturore e njohur fillimisht si “Razor House”, ka një pamje oqeani, ndërsa Alicia dhe Kasseemi e quajtën atë “Toka e ëndrrave”, transmeton Telegrafi.

“Çdo mur në këtë shtëpi, çdo pjesë e saj është një skulpturë. Të gjitha ato forma të bukura në formën e shkronjës S, kthesat fluturojnë në ajër mbi kokën tuaj. Më shumë i ngjan skulpturës sesa arkitekturës”, thotë arkitekti Cunningham.

E ndërtuar në vitin 2007, shtëpia ka një strukturë konsolle nga dyshemeja deri në tavan, beton të bardhë, oborre dhe shkallë lundruese. Një përpjekje për ta bërë shtëpinë komode për familjen, pavarësisht skajeve të mprehta dhe atmosferës futuriste.

“Ka shumë stilistë që dinë të vendosin gjëra të shtrenjta në shtëpinë tuaj, por shpirti mungon. “Kelly ka një shpirt,” tha Dean.

Dhoma e ndenjes rrethore, është e mbushur me kolltukë prej kadifeje dhe një qilim mëndafshi të rrumbullakët. Dhoma zyrtare e ngrënies vazhdon në dhomën e ndenjes ku një divan me prerje tufash i mbështjellë me kadife është vendosur pas një tavoline kafeje të skalitur nga një trung peme Albizia.

Piano Steinway & Sons, është dhurata e parë nga shtëpia e saj diskografike që nga mosha 16-vjeçare, ku tani praktikon djali i saj Egypt.

Në të njëjtin kat ndodhet dhoma e gjumit, e cila ka një mur xhami. Përballë saj ka një palë karrige vintage që krijojnë një vend të këndshëm relaksi. Ekziston edhe një zonë për mysafirë me pamje nga pishina dhe oqeani.

Një nga hapësirat më unike në shtëpi është garazhi nëntokësor dhe salloni ngjitur, i cili ka tre Ferrari dhe një studio regjistrimi.

/Telegrafi/