LAJMI I FUNDIT:

Shtegu i Ngjyrave në Parkun Natyror Korab-Koritnik, një nga destinacionet e preferuara të turistëve

Shtegu i Ngjyrave në Parkun Natyror Korab-Koritnik, një nga destinacionet e preferuara të turistëve

Shtegu i Ngjyrave, pjesë e Parkut Natyror Korab-Koritnik, vijon të mbetet destinacioni më i preferuar i turizmit malor për turistët vendas e të huaj.

Peizazhi mahnitës dhe fusha me lule shumëngjyrëshe janë magjia tërheqëse e turistëve për t’u dashuruar me këto pllaja malore.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga ky shteg, duke ftuar të pasionuarit pas ngjitjeve në mal ta vizitojnë atë.


“Pamje të Shtegut të Ngjyrave që i prijnë udhën lëndinave të mëdha alpine shqiptare që qershori i vesh me gjithfarë lulesh e që e kanë futur Kukësin në destinacionet e preferuara të turistëve që vizitojnë Shqipërinë”, shkruan Rama.

Shtegu i Ngjyrave fillon nga Shishtaveci deri në Çajë. Ai është 13 km i gjatë dhe ndodhet edhe trekëndëshi ndërkufitar Kosovë-Shqipëri-Maqedoni e Veriut. Ai është i përshtatshëm edhe për zhvillimin e sportit Mountine Bike. Gjatë gjithë shtegut deri në Çajë të shoqërojnë lulet shumëngjyrëshe që ndodhen në këtë livadh alpin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori