LAJMI I FUNDIT:

Shtatzënia gjatë verës është një sfidë e madhe: Dhjetë këshilla për ta bërë më të lehtë të përballoni vapën

Shtatzënia gjatë verës është një sfidë e madhe: Dhjetë këshilla për ta bërë më të lehtë të përballoni vapën
shutterstock

Shtatzënia dhe vapa nuk shkojnë edhe aq mirë bashkë – vera është e rehatshme për shkak të fustaneve të lehta dhe të lirshme, por temperaturat e larta nuk janë të lehta për t’u duruar gjatë shtatzënisë

Nuk ka rëndësi nëse jeni në fillim të shtatzënisë apo nëse është një shtatzëni e avancuar – sado që ne e duam verën, vapa nuk është e lehtë dhe mund t’i vështirësojë problemet e shtatzënisë.


Për t’ju ndihmuar të përballoni temperaturat e larta, lexoni këto dhjetë këshilla nga portali gjerman i prindërve Familie.de, përcjell Telegrafi.

1. Pini mjaftueshëm lëngje

Ju ndoshta e dini se është e nevojshme të pini 2 litra ujë në ditë dhe të shtoni limonadë, lëngje natyrale dhe çaje të ftohta.

2. Ftohni këmbët e ënjtura

Duke qenë se temperaturat e larta zgjerojnë enët e gjakut, shtatzënat nuk janë të vetmet që kanë këmbët e tyre të rënda sikur të jenë prej plumbi. Megjithatë, në tremujorin e fundit, kthimi i gjakut nga këmbët në zemër është veçanërisht i vështirë. Përveç kësaj, te femrat në pritje të bëhen nëna shfaqet gjithashtu mbajtja e pakëndshme e lëngjeve. Kjo është arsyeja pse është mirë të vendosni këmbët lart sa herë që keni mundësi. Përdorni xhele ftohëse, ecni dhe bëni ushtrime të lehta.

3. Bëni punët tuaja në mëngjes

Shmangni diellin e mesditës dhe nxehtësinë e pasdites dhe përpiquni të bëni gjithçka që keni në orët e hershme të mëngjesit.

4. Përdorni vetëm pambukun

Fustanet e gjera prej pambuku janë veshjet më të mira për vapën e verës, shmangni veshjet e ngushta dhe jo të shtrira.

5. Bëni banja dielli në mënyrë të sigurt

Edhe nëse ndonjëherë dëshironi të bëni banja dielli, atëherë duhet ta merrni atë. Rrezet e diellit ndihmojnë trupin tuaj të prodhojë vitaminë D.

6. Hani vakte të rregullta më të vogla

Gjatë shtatzënisë rekomandohen vakte më të vogla të pasura me minerale dhe ujë. Pra, mbani gjithmonë me vete ushqime të tilla si pemë, fruta të thata, etj.

7. Ndiqni parashikimet

Gjatë shtatzënisë, temperatura e trupit rritet me rreth 0,8 °C për të nxitur rritjen e foshnjës dhe enët e gjakut zgjerohen – këto janë dy shpjegime pse gratë shtatzëna përjetojnë shpesh skuqje në fytyrë. Shmangni shëtitjet e gjata dhe “aksionet” e mëdha gjatë ditëve më të nxehta.

8. Kaloni kohë në ujë

Ju patjetër do të kënaqeni duke u freskuar në ujë. Përfitoni nga çdo mundësi për të notuar në pishinë, liqen apo det.

9. Flini

Natën, flini me sa më pak veshje – do të ndiheni të lirë dhe më pak rroba – trupi është më pak i ngrohtë.

10. Përdorni pajisje inteligjente

Mbani një shishe me ujë në çantë për të ftohur fytyrën, duart ose këmbët, si dhe një ventilator dore. Aplikoni pudër për fëmijë në mes të kofshëve për të parandaluar plasaritjen dhe mbani gjithmonë këpucë të rehatshme. /Telegrafi/