LAJMI I FUNDIT:

Shtatë serbë deri më tani janë dënuar përjetësisht për masakrat në ish-Jugosllavi

Shtatë serbë deri më tani janë dënuar përjetësisht për masakrat në ish-Jugosllavi

Vendimi që dënon ish-komandantin e Ushtrisë së Republikës Serbe dhe kasapit të Ballkanit, Ratko Mlladiq me burg të përjetshëm është vendimi i shtatë i tillë në 28 vitet e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë.

OKB-ja e themeloi në vitin 1993 gjykatën me seli në Hagë të Holandës, e cila është marrë me krimet e luftës të kryera gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë në vitet 90-ta.


Gjatë punës së tij, ai dënoi shtatë kriminel me burg të përjetshëm, të gjithë ishin serb – nëse përfshihet edhe Ratko Mlladiq, raporton klix.ba.

Midis të dënuarve me burgim të përjetshëm është Radovan Karadzic, i cili u dënua me burgim të përjetshëm nga Dhoma e Apelit e Mekanizmit për Procedurat Penale Ndërkombëtare, pasardhëse e Tribunalit të Hagës, në mars të 2019 për gjenocid në Srebrenicë dhe krime kundër njerëzimit, shkelje të ligjet ose zakonet e luftës.

Radovan Karaxhiq

Përveç këtyre dyve, gjithashtu janë dënuar edhe koloneli dhe shefi i sigurimit të shtabit kryesor të Ushtrisë së Republikës serbe, Lubisa Beara, udhëheqësi i formacionit paraushtarak Shqiponjat e Bardha, Milan Lukic, komandanti i Korpusit Sarajevë-Romanija, Stanislav Galiq, ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjatë luftës, Zdravko Tolimir dhe Shefi i Sigurimit të Drinskit, Vujadin Popoviq, transmeton Telegrafi.

Dy serbë u dënuan me 40 vjet burg, Goran Jelisia dhe Milomir Stakia. Tre serbë u dënuan me 35 vjet burg, përkatësisht Radislav Krstiaq, ish-gjenerali i Ushtrisë së Republikës Serbe, Milan Martiq, presidenti i Republikës Serbe dhe Drago Nikoliq, toger dhe shefi i sigurimit të Brigadës së Këmbësorisë të Korpusit Drina.

16 serbë të tjerë u dënuan me më shumë se 20 vjet burg, ndërsa numri i përgjithshëm i të dënuarve para gjykatës në Hagë është më shumë se 100 vjet.

Sllobodan Millosheviq dhe Millan Milutinoviq

Gjykata e Hagës shpalli të pafajshëm ish-presidentin serb, Milan Milutinoviq në vitin 2009 për krime kundër shqiptarëve në Kosovë në vitin 1999. Gjykata gjykoi Milutinoviqin në bazë të akuzave për dëbimin me forcë , vrasjes dhe persekutimit të civilëve shqiptarë nga Kosova në gjysmën e parë të vitit 1999.

Në 2013, Dhoma e Apelit e Tribunalit të Hagës shfajësoi ish Shefin e Shtabit të Ushtrisë së Jugosllavisë, Momcilo Perisiq për akuzat e ndihmës dhe mbështetjes së Ushtrisë së Republikës Serbe dhe për kontributin në krimet në Sarajevë dhe Srebrenicë dhe sulmin me raketa në Zagreb.

Kapiteni Miroslav Radiq u lirua nga të gjitha akuzat dhe ai u gjykua për krime në Ovçara.

Vladimir Kovaceviq – Rambo u akuzua për krime lufte kundër civilëve dhe bombardimin e Dubrovnikut, si komandant i Batalionit të 3-të të Brigadës JNA të Trebinje, por u lirua për shkak të sëmundjes sepse i pandehuri nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në gjyq. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori