Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës janë paraqitur shtatë raste të dhunës në familje.

Reklama

Rastet kanë ndodhur në Fushë Kosovë, Prishtinë, Podujevë, Ferizaj dhe Skenderaj.

Fushë Kosovë 20.11.2022 – 22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fushë Kosovë 21.11.2022 – 03:01. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare e cila ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Reklama

Podujevë 21.11.2022-15:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se djali i saj i dyshuari mashkull  kosovar me probleme të shëndetit mendor, e ka sulmuar fizikisht. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në QKUK në repartin e psikiatrisë.

Reklama

Prishtinë 20.11.2022-18:00. Më 21.11.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht me thikë vëllain e tij. Viktima  ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 21.11.2022-19:54. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër, kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Reklama

Ferizaj 20.11.2022 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Reklama

Skenderaj 21.11.2022-17:07.  Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull  kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/