LAJMI I FUNDIT:

Shtatë kafshët më të lezetshme në botë, që nuk e dinim se ekzistonin

Shtatë kafshët më të lezetshme në botë, që nuk e dinim se ekzistonin

Do t’ju pëlqejnë edhe juve!

Kur përballemi me gjëra të adhurueshme në trurin tonë lëshohet një hormon që quhet dopaminë që na bën të ndjehemi të lumtur.


Ndërsa ne nuk mund të udhëtojmë dhe të eksplorojmë gjithçka që natyra mund të na ofrojë në këtë moment, për shkak të pandemisë së coronavirusit, ne kemi grumbulluar për ju shtatë kafshët më të lezetshme në botë për t’ju dhënë kështu një sasi të domosdoshme të dopaminës.

1. Pika, gjendet në Amerikën e Veriut dhe në Azi

Ky gjitar i adhurueshëm, ideal për të jetuar në zonat malore gjendet në Amerikën e Veriut dhe në disa pjesë të Azisë. Me një trup të rrumbullakët dhe gjymtyrë të shkurtër, të ngathët, duket se ai më shumë tundet në vend sesa ecën. Ai ka një karakteristikë të veçantë që mbledh tufa lulesh rreth gojës dhe qafës së tij, që t’i hajë gjatë dimrit.

2. Quolli, Australi dhe Guinea e Re

I lindur si për Australinë ashtu edhe Guinean e Re, ky marsupial i vetmuar e kalon pjesën më të madhe të ditës në folenë e tij. Mund të identifikohet nga njollat dalluese të bardha që janë shpërndarë në lëkurën e tij tipike kafe. Ishte zhdukur nga Australia për gati 50 vjet, derisa u rigjet dhe u rehabilitua përpara dy vitesh.

3. Quokka, Australia perëndimore

Në internet, këtë e cilësojnë si kafshën më të lumtur në botë! Madje, shumë turistë kanë udhëtuar në Australi për të kapur një selfie me këtë marsupial të gëzuar. Megjithë buzëqeshjen e tij të lumtur, në të vërtetë konsiderohet i rrezikshëm pasi mund të zhduket, për shkak të habitatit dhe ndërhyrjes së dorës së njeriut në zonat ku ai jeton.

4. Klipspringer, Afrika Lindore dhe juglindore

Me nofkën “vrapuesi i shkëmbinjve”, klipspringeri i kalon ditët duke u hedhur nëpër shkëmbinj në Afrikën Lindore dhe Jugore. I kamufluar kundër grabitqarëve për shkak të ngjyrës së qimes së tij, kjo kafshë ka një karakteristikë. Teksa çiftëzohet, rri me partnerin e saj brenda një hapësire prej pesë metrash katrorë.

5. Weaseli, Japoni

Kjo kafshë jeton në ishujt japonezë të Honshūit, Kyūshūit dhe Shikokut. Rri përgjatë lumenjve dhe sidomos në dimër, nën dëborë, duke ndjekur brejtës të vegjël. Lëkura dhe qimet e bardha e bëjnë atë që gjatë dimrit ta maskojë veten njësoj si dëbora e bardhë.

6. Jerboa, Kina dhe Mongolia

Duke e parë më shumë si një lepur sesa një brejtës, jerboa me veshë të gjatë mund të gjendet në kullotat dhe shkretëtirat midis Kinës dhe Mongolisë. Është vetëm tetë cm e gjatë, por veshët e mëdhenj përbëjnë një pjesë të mirë të gjatësisë së trupit të saj, duke e lejuar atë të dëgjojë shumë mirë grabitqarët dhe të kërcejë në këmbët e saj të fuqishme të pasme si një kangur, shkruan Class.

7. Lorisi i ngadaltë, Azia jugore

Ju mund ta njihni këtë krijesë të adhurueshme nga faqja juaj në Instagram. Përkundër syve të tij të mëdhenj, duarve dhe lëvizjeve super të ngadalta, lorisi i ngadaltë është më i rrezikshëm sesa duket. Lorisi ka një kafshim toksik nëse kërcënohet nga një grabitqar. Kafsha lëpin bërrylin e vet dhe vajin e sekretuar e përzihen me pështymën e vet duke prodhuar helm. Por, veçmas karakteristikave fizike, kjo kafshë ka edhe veti të rrezikshme, çka e bëjnë atë një nga speciet më të veçanta në botë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Lifestyle
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Testi i famshëm i psikologut danez: Atë që e shihni të parën në foto, pa asnjë gabim zbulon karakterin tuaj më të rëndësishëm!

Testi i famshëm i psikologut danez: Atë që e shihni të parën në foto, pa asnjë gabim zbulon karakterin tuaj më të rëndësishëm!

Lifestyle
Kalo në kategori