Shtatë gabime në kujdesin e lëkurës që bëni çdo ditë pa e kuptuar
Obsesioni ynë për kujdesin ndaj lëkurës përfundimisht ka përparuar me kalimin e viteve – veshjet tona të bukurisë janë të mbushura me serume efektive, pastrues të formuluar mirë dhe më shumë maska
Edhe nëse jeni të fiksuar pas kujdesit ndaj lëkurës, diçka mund t’ju ketë shpëtuar ose diku keni lexuar një informacion të gabuar dhe e keni ndjekur gjatë gjithë rutinës suaj.
Sido që të jetë arsyeja, më poshtë gjeni disa prej gabimeve më të zakonshme që bëhen gjatë kujdesit për lëkurën, shkruan Huda Beauty:
1. Përdorimi i tepërt i produkteve të kujdesit për lëkurën
Me kaq shumë produkte sa shohim, është e vështirë të dihet se cilat duhet të përdoren dhe kur. Sa më shumë, aq më mirë apo jo? Gabim!
Ndonjëherë ju mund të vendosni shumë sasi produkti në fytyrë dhe ta mbingarkoni atë me përbërës aktivë. Përpiquni t’i mbaheni këtij rregulli: Sa më i fortë të jetë përbërësi, aq më pak duhet ta përdorni.
Marrim si shembull acidin salicilik. Ai është një eksfoliator super i fuqishëm kështu që duhet ta përdorni vetëm disa herë në javë dhe jo në bashkëpunim me formula të tjera eksfoilimi.
2. Neglizhojmë qafën
Nëse vazhdoni të mos e përfshini qafën në rutinën tuaj të kujdesit ndaj lëkurës, do të shihni se me kalimin e kohës, linjat apo vijëzimet e para në qafë s’do përputhen me ato në fytyrë. Me lëvizje nga poshtë-lart, aplikoni çdo produkt edhe në qafë dhe tregohuni të butë, pasi lëkura në atë zonë është shumë e ndjeshme.
3. Renditja e gabuar e aplikimit të produkteve
Rregulli i përgjithshëm që duhet të ndiqni është: Zbatoni së pari formulat më të lehta, në mënyrë që ato të mos bllokohen nga kremrat më të rëndë. Ju gjithashtu duhet të prisni disa minuta ndërmjet aplikimit të çdo produkti.
Radha e saktë:Pastruesi-Toneri-Serumi-Kremi i syve-Kremi hidratues-SPF.
4. Neglizhimi i buzës së sipërme
Buzët plaken më shpejt se pjesa tjetër e fytyrës, prandaj mos harroni t’i kushtoni vëmendje buzës së sipërme dhe hapësirës midis hundës dhe buzës së sipërme. Dermatologë dhe estetistë të ndryshëm sugjerojnë që kremin e syve ta aplikoni dhe në buzën e sipërme, pasi ai lloj kremi ka zakonisht përbërës për të rritur prodhimin e kolagjenit dhe për të forcuar dhe tonifikuar lëkurën.
5. Aplikimi i pasaktë
Si t’i aplikoni kremrat në mënyrë korrekte: Rrëshqitni majat e gishtave nëpër fytyrën tuaj, duke përdorur lëvizje të lehta lart, nga brenda në pjesën e jashtme të fytyrës. Pastaj, duke përdorur goditje të vogla e të buta, rrëshqisni produktin përgjatë mjekrës. Përfundoni me zonën e syve, duke përdorur lëvizje të buta. Një aplikim i saktë dhe i butë i kremrave ndihmon në rritjen e qarkullimit të gjakut në lëkurë.
6. Dehidratimi
Rregulli numër një i kujdesit për lëkurën: Të pini shumë ujë.
Nëse trupi juaj, dhe rrjedhimisht lëkura juaj, është e dehidratuar, ajo s’do duket e gjallë, poret do bëhen më të dukshme dhe linjat më të theksuara, citon Anabel.
7. Mungesa e SPF-së
Ajo që shumë njerëz nuk e kuptojnë është se 90% e mënyrës se si lëkura juaj plaket lidhet drejtpërdrejt me ekspozimin në diell dhe kjo është plotësisht brenda kontrollit tuaj: Aplikoni krem kundër diellit, gjithmonë!
Sigurohuni ta vendosni në fund të aplikimit të çdo kremi tjetër dhe para vendosjes së grimit. Mbani mend se kremi i diellit kërkon 20 minuta për t’u aktivizuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFustane të përsosura për dasma: Dy ngjyra janë veçanërisht moderne dhe dekolteja po rikthehet gjithashtu
Si të vishni pantallonat e bardha këtë pranverë dhe verë dhe ta bëni dukjen aktuale dhe të sofistikuar?
Kjo nuancë e thonjve të Kylie Jenner duket fantastike nën efektin e diellit
Gjakderdhje e papritur pas përfundimit të periodave, mësoni arsyet
Kalkulatori për format e trupit
Sa herë duhet të bëni seks për të mbetur shtatzënë?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë