LAJMI I FUNDIT:

Shtatë fakte mbi tradhtinë: Kush, përse dhe si bëhet tradhtar

Shtatë fakte mbi tradhtinë: Kush, përse dhe si bëhet tradhtar
Young adult couple has privacy problems with modern technology

Tradhtarët më së shpeshti janë të kënaqur me marrëdhënien e tyre. Nëse femra tradhton – në të shumtën e rasteve - do të thotë edhe fund i marrëdhënies, ndërkaq shumica e mashtruesve gjatë aferës gjithnjë e më shpesh bëjnë dashuri me partnerin/partneren.

Nuk është i aftë gjithkush të bëhet tradhtar

Fjala e urtë: “Rastësia e krijon hajdutin” nuk mund të bëjë me të gjithë njerëzit. Tashmë studimet lidhur me tradhtinë tregojnë disa gjëra interesante të cilat zbulojnë anën tjetër të tradhtisë, transmeton Telegrafi.


Është më me rrezik nëse tradhton femra

Është e vërtetë që, përveçse të dy gjinitë tradhtojnë në masë të njëjtë, më së keqi kalon nëse femra tradhton. Femrat në të shumtën e rasteve fillojnë të mashtrojnë në mënyrë që t’i plotësojnë nevojat emocionale, ndërkaq lidhja emocionale e cila lind më së shpeshti është edhe ndarje nga partneri.

Tradhtarët, zakonisht janë njerëz të lumtur

Sipas një studimi të Universitetit Rutgers, 56 për qind e meshkujve dhe 34 për qind e femrave të cilat kanë tradhtuar kanë qenë të kënaqur me lidhjen e tyre, andaj nuk kanë dashur ta ndërpresin, por tradhtia u ka shërbyer si motiv më i madh për eksitim, “mbushje” të egos apo thjesht prirje për tradhti.

Tradhtia forcon dëshirën për seks edhe me partnerin

Terapeutët seksualë thonë se libidoja rritet bashkë me shpeshtësinë e seksit, ndërkaq efekti i pemës së ndaluar dhe i vetëbesimit më të madh i kontribuon ndjenjës më të madhe të joshjes dhe dëshirës për seks.

Më së shpeshti tradhtia bëhet me të njohur

Në më shumë se 80 për qind të rasteve, fjala është për mikun e vjetër, mikeshën apo kolegen. Kjo ka të bëjë me aferat afatgjatë, por edhe me ata të cilët seksin e dëshirojnë “vetëm për një natë”.

Femrat “do të dorëzohen” gjatë kohës së ovulacionit

Gjatë kësaj kohe janë të gatshme të zgjedhin partnerët të cilët i përjetojnë më mashkullorë, qoftë edhe kur nuk kanë veti, të cilat, sipas tyre, e karakterizojnë parterin e mirë në jetë.

Tradhtarët kapen në vepër

Qoftë kur është fjala për gjurmët e buzëkuqit në jakë të këmishës apo për porositë SMS në celular, tradhtarët pas vetes lënë gjurmë. Ata shpesh nuk dinë më si të nxirren nga gënjeshtrat e tyre, ndërkaq më me dëshirë pranojnë që çdo gjë të jetë “me të vjetrën”, thotë Scott Haltzman, nga Universiteti Brown. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

Aktivitete sportive
Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Lifestyle
Kalo në kategori