LAJMI I FUNDIT:

Shtabi i Krizës në Tetovë mbajti mbledhje, organet shtetërore duhet të bëjnë kompensimin e dëmeve nga vërshimet

Shtabi i Krizës në Tetovë mbajti mbledhje, organet shtetërore duhet të bëjnë kompensimin e dëmeve nga vërshimet

Shtabi i Кrizës në Komunën e Tetovës sot mbajti mbledhjen e katërt, ku u diskutua për ecurinë e realizimit të konkluzioneve që kanë dalë nga mbledhjet e mëparshme.

Siç informojnë nga Komuna e Tetovës, theks i veçantë i kësaj mbledhjeje ishte raportimi për aktivitetet e ndërmarra rreth evidentimit të dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë që goditën ditë më parë qytetin e Tetovës.


“Nga komisioni komunal u raportua se janë evidentuar të gjitha kërkesat të adresuara tek Komuna e Tetovës janë procesuar dhe identifikuar në terren, si dhe janë dërguar shkresa zyrtare deri tek organet kompetente shtetërore për të bërë vlerësimin dhe kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet që goditën qytetin e Tetovës ditë më parë”.

“NPK-ja, së bashku me NJTKZ njoftuan se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për pastrimin dhe dezinfektimin e rrugët, sipas planit të veprimit. Gjithashtu nga NPK, në bashkëpunim me NJTKZ në mënyrë permanente është bërë pastrimi i në të gjithë pikat kritike të kanalizimit, si dhe përpilimin e një plani për zgjidhjen e problemeve të kanalizimit në katër pika kritike( tek rruga 171, tek kazerma dhe dy pika në hyrje të qytetit)”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu theksohet se konkluzionet tjera që dolën nga kjo mbledhje janë:

1. U konstatua se kërkesat e Shtabit të Krizës në Komunën e Tetovës, janë dërguar deri tek qeveria e Maqedonisë së Veriut, si dhe deri tek Byroja për Ekspertizë Gjyqësore, por nga ana e tyre nuk është marrë ende asnjë hap konkret.

2. Të dërgohet shkresë urgjente deri tek Qeveria e RMV-së që të veprojë në bazë të kërkesave tona dhe konform ligjit.

3. Të dërgohet kërkesë deri tek organet kompetente për të bërë inspektimin permanent të të gjitha ndërmarrjeve publike dhe private, si dhe të objekteve kolektive (banesave kolektive), që kanë të bëjnë me dispozitet ligjore për siguri dhe shëndet në punë.

4. Të bëhet regjistrimi dhe kontrollimi i të gjitha hidranteve ekzistuese në qytetin e Tetovës, si dhe në të gjitha projektet e ardhshme infrastrukturore të parashihen vendosja e tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori