LAJMI I FUNDIT:

Shtabi i Krizës në Komunën e Tearcës u bënë thirrje qytetarëve që të paraqiten vullnetarisht për testim

Shtabi i Krizës në Komunën e Tearcës u bënë thirrje qytetarëve që të paraqiten vullnetarisht për testim

Shtabi Komunal i Krizës në Komunën e Tearcës u bënë thirrje që të bëjnë bashkëpunim korrekt dhe vullnetarisht të lajmërohen për testim.

“Të nderuar qytetarë të komunës së Tearcës, duke pasur parasysh situatën aktuale me virusin Covid-19 në territorin e komunës tonë dhe më gjerë, Shtabi Komunal i Krizës në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik do të angazhoj ekip mobil për testim të qytetarëve të cilët mbi baza vullnetare do të pranojnë të testohen nëse dyshojnë se mund të jenë të prekur me virus, shfaqin simptoma të tilla apo kanë qenë në kontakt direkt apo indirekt me persona të prekur me virusi.


Për hirrë të interesit të përgjithshëm publik ju bëjmë thirrje për bashkëpunim korrekt, në veçanti ftojmë qytetarët e vendbanimeve të cilat janë të përfshira me virus që vullnetarisht të lajmërohen për të bërë testime.

Testimet do të bëhen pa pagesë nga ekipe të specializuar të cilat do të vijnë në terren nëpër vendbanimet tona.

Gjithashtu ju njoftojmë se emrat e personave të cilët do të lajmërohen për testim mbi bazën e vullnetit dhe dëshirës së tyre mund të bëhen publike ose të mbeten anonim.

Kontributi i secilit prej neve në këto momente është shumë i nevojshëm dhe i rëndësishëm. Është obligim moral dhe qytetarë të kujdesemi për vetveten, familjen dhe të tjerët.

Kujdesi i shtuar dhe respektimi i masave është e vetmja mënyrë për tu mbrojtur nga virusi, prandaj ju lutemi që:
lani duart vazhdimisht ; mbani maska mbrojtëse; ruani distancën fizik; shmangni grumbullimet masive”, thuhet në deklaratën e Shtabit të Krizës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Brenda bazës së njësisë “K9” të Policisë së Kosovës, shembullit të partneritetit njeri – qen

Brenda bazës së njësisë “K9” të Policisë së Kosovës, shembullit të partneritetit njeri – qen

Lajme
Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për

Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për "vlerësim" në Gjykatën Kushtetuese?

Lajme
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Lajme
Kalo në kategori