ShSKUK: Ka rënë në 68 numri i të spitalizuarve me COVID-19

Ka rënë numri i pacientëve të spitalizuar me COVID-19 në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.
Bazuar në raportet e datës 26 shkurt 2022 të spitalizuar janë 68 pacientë.
Me oksigjeno-terapi 53 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 6 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:Klinika Infektive, 30 pacientë Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 6 pacientë Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë Spitali i Prizrenit,5 pacientë Spitali i Pejës, 2 pacientë Spitali i Gjilanit, 9 pacientë Spitali i Gjakovës, 8 pacientë Spitali i Mitrovicës, 1 pacient Spitali i Ferizajt, 5 pacientë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
26/02/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































