LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarja që punon për Microsoft në Irlandë: Më mungon dielli i Shqipërisë

Shqiptarja që punon për Microsoft në Irlandë: Më mungon dielli i Shqipërisë

Luçiana Fani nga Berati është shqiptarja që jeton në Dublin të Irlandës dhe punon në kompaninë Microsoft.

Në një lidhje për emisionin Opinion, Luçiana tregoi se si u zhvendos në Irlandë pas studimeve në Tiranë.


“Kam studiuar shkenca kompjuterike, kam bërë masterin e shkencave në Tiranë te Shkencat e Natyrës. Pas universitetit kam punuar për disa vite në Tiranë te Deloitte, aty ishte një staf shumë i vogël që punojnë për Deloitte Gjermani. Unë jam zhvendosur që në 2019, ka qenë një profesion i rrallë në njëfarë forme. Irlandën nuk e kam zgjedhur, Irlanda më ka zgjedhur mua”.

Luçiana zbulon se si i erdhi oferta e punës për të punuar në Irlandë për kompaninë Microsoft.

“Unë kisha dy oferta pune midis Anglisë dhe Gjermanisë, ndërkohë një rekruter më kontakton dhe më thotë kemi ofertë pune për ty në Irlandë. Unë kam qenë në fillim për një tjetër kompani konsulence. Microsofti ka zyrat qëndrore për Europën në Irlandë. Për mua ka funksionuar edhe pak fati sepse rekruteri u zhvendos në Microsoft dhe më kërkoi dhe u zhvendosa në Microsoft dhe punoj aty prej 3 vitesh. Shumica e shqiptarëve punojnë në kompani teknologjike. Në Microsoft jemi diku te 3-4 shqiptarë që punojmë në Microsoft Irlandë”.

Nga Shqipëria i mungon klima, thotë Luçiana, por dhe familja e miqtë. Megjithatë, nuk e përjashton kthimin në Shqipëri në një të ardhme.

“Nga Shqipëria më mungon dielli. Padyshim familja dhe shoqëria që kam lënë pas. Këtu zakonisht qielli të duket sikur e ke mbi kokë, është si linjë e bardhë, sikur e ke shumë afër. E kam menduar kthimin në Shqipëri, fakti që kam familjen aty dhe fakti që Shqipëria është edhe aq afër, puna ime mund të bëhet edhe nga shtëpia, mund t’i negocioj marrëveshjet me klientët. E shoh në një të ardhme jo të afërt, por Shqipëria është atdheu. Prindërit më thonë të ndjek ëndrrat”./Tv Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori