LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari që u bë lajm në New York për humanizmin në kohë pandemie, mori falënderime edhe nga policia

Shqiptari që u bë lajm në New York për humanizmin në kohë pandemie, mori falënderime edhe nga policia

Alex Daku është një shqiptar nga Shqipëria që prej 20 vitesh jeton dhe punon në Amerikë.

Daku në RTV Dukagjini tregon se prej nëntë vitesh ka hapur një restorant në New Jersey ku punon edhe sot.


E veçanta është se Aleksi u bë senzacion në mediat lokale në Amerikë për shkak se shpërndau ushqime falas për njerëzit në nevojë.

“Pasi u përhap virusi edhe në Amerikë, restorantet u kufizuan vetëm në shërbimin “merre me vete”. Ne vendosëm që të ndihmojmë njerëzit në nevojë në atë zonë. Fillimisht dhuruam supë për të moshuarit më pas edhe për personat tjerë në nevojë. Më pas vendosa një status në Facebook se kush nuk kishte ushqim në tavolinë të vinte të restorant dhe ta merrte atë falas”.

Daku thotë se kërkesat për ushqim falas muajin e parë ishin shumë të larta për shkak të situatës, por më pas ai thotë se vendosi që me ushqime të shërbejë doktorët që ishin në vijën e parë të frontit në luftë kundër Coronavirusit.

“Më pas vazhduam edhe me zjarrfikësit, policët e kështu me radhë”.

Daku thotë se ka marrë mesazhe falënderimi nga policia e shumë institucione tjera e që sipas tij kjo ka ndikuar që biznesi të rritet edhe në kohë pandemie.

“Pavarësisht se ende funksionojmë në shërbimin “merre me vete”, shitjet janë dyfishuar. Njerëzit e kanë vlerësuar shumë humanizmin tonë dhe na kanë mbështetur shumë”.

Afaristi thotë se në restorantin e tij ka në staf 15 veta dhe të njëjtit tashmë janë në punë me orar të plotë pasi situata po shkon drejt normalizimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori