LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari nga Zvicra e blen të drejtën për fjalën “covfefe” të Donald Trump

Shqiptari nga Zvicra e blen të drejtën për fjalën “covfefe” të Donald Trump

Askush nuk e di me tamam se çfarë do të thotë shprehja “covfefe”. Me gjasë as vet “zbuluesi” i tij, presidenti amerikan Donald Trump nuk nënkupton diçka konkrete me këtë fjalë që doli nga një Tweeter i tij pas fitores së zgjedhjeve dhe mori dhenë.

Ai e kishte shkruar këtë fjalë në fund të fjalisë në Tweeter dhe e gjithë bota mediale pastaj është marrë, herë seriozisht e herë me humor, me shpjegimin e kësaj fjale misterioze.


Por, cilido që të jetë kuptimi ose moskuptimi i kësaj fjale, shqiptari nga Tetova, Tim Saciri (Shpëtim Shaqiri) me qëndrim në Kantonin Valis, është njeriu i parë e ka blerë të drejtën për këtë fjalë.

Ai, në bazë të kësaj të drejte është i autorizuar për të përfituar nga përdorimi i saj dhe ndërkohë ka hapur edhe faqen e internetit (covfefe-swiss.com) shkruajnë gazetat “NZZ” dhe “Le Matin”.

Tim Saciri (Shpëtim Shaqiri), 36 vjeçar, me 900 franga i ka blerë të drejtat e tregut për gjithë botën për famozen “Covfefe” dhe këtë të drejtë e ka regjistruar në Institutin Federal për pronësi intelektuale (IGE), transmeton albinfo.ch.

“Unë e di fare mirë se sa e vështirë është të bësh të njohur një produkt në përmasa botërore. Fundja, unë do të isha i marrë sikur ta lija një markë kaq të njohur të më ikte nga duart”, përcjell albinfo.ch. Dhe, praktikisht secili person dhe secila firmë që e përdor shprehjen “Covfefe” mund të përballet me faturën e dërguar nga Saciri. Pra: duhet të paguajë!

Për Shpëtim Shaqirin, albinfo.ch ka shkruar edhe më parë. Ai njihet në Zvicër për zbulimin dhe futjen në treg të një mjeti, lloj proteze që u vihet në gojë qenve agresivë, duke u pamundësuar atyre kafshimin me pasoja për njerëzit.

Në trend Fun

Më shumë
U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

Virale
Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Interesante
Burri thuajse bie në gojën e peshkaqenit - e shpëtojnë reflekset e shpejta

Burri thuajse bie në gojën e peshkaqenit - e shpëtojnë reflekset e shpejta

Virale
E diplomuar pa ditur shkrim apo lexim, vajza tani padit shkollën e saj për neglizhencë

E diplomuar pa ditur shkrim apo lexim, vajza tani padit shkollën e saj për neglizhencë

Interesante
Shkolla e Berlinit përpiqet të mbulojë 'pamjen e shëmtuar' në çati - e cila është gjithashtu e dukshme në Google Maps

Shkolla e Berlinit përpiqet të mbulojë 'pamjen e shëmtuar' në çati - e cila është gjithashtu e dukshme në Google Maps

Fun
Historia e djaloshit që hëngri pastë dhëmbësh për pesë ditë për të mbijetuar i vetëm në një mal

Historia e djaloshit që hëngri pastë dhëmbësh për pesë ditë për të mbijetuar i vetëm në një mal

Virale
Kalo në kategori