Shpenzimet e shqiptareve për prona jashtë vendit po rriten me shpejtësi viti pas viti duke treguar se një pjesë e fitimeve dhe kursimeve që gjenerohen brenda vendit transferohen jashtë vendit duke blerë kryesisht banesa.
Në seksionin e llogarive kombëtare për Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), INSTAT raportoi se, në vitin 2019 shpenzimet e shqiptarëve që janë rezidentë në Shqipëri për prona jashtë vendit arritën 566 milionë euro.
Blerjet e pronave jashtë vendit shënuan një nivel rekord në vitin 2019 me një rritje vjetore mbi 44 për qind.
Shpenzimet për prona jashtë vendit erdhën në rritje të vazhdueshme sidomos pas vitit 2011. Ato ishin të ulëta deri në vitin 2007, por pas krizës së vitit 2008 u pa një rritje jo e zakonte e tyre.
Nga 7 miliardë lekë shpenzime për prona jashtë vendit në vitin 2007, një vit më pas, më 2008 kjo vlerë u rrit më shumë se katërfish, në 32 miliardë lekë.
Përgjatë periudhës 2008-2013, shpenzimet e Shqiptarëve rezidentë në Shqipëri për prona jashtë vendit ishin 1,6 miliardë lekë euro. Në vitin 2013 pati një rënie të treguesit, ku shihet të jenë shpenzuar vetëm 11 miliardë lekë ose tre herë më pak se më 2012.
Blerjet e pronave jashtë vendit nisën serish me ritme të shpejta pas vitit 2014. Sipas të dhënave të INSTAT, nga viti 2014 në vitin 2019 shpenzimet e shqiptarëve për prona jashtë vendit arritën në 2 miliardë euro.
Rekordin e mban viti 2019, ku vlera e treguesit arriti në 431 milionë euro.
Nga viti 1996 deri në vitin 2019, shpenzimet për prona jashtë vendit arritën në 497 miliardë lekë ose rreth 4 miliardë euro.
Në mungesë të instrumenteve financiare, Shqiptarët gjithnjë e më shumë po i shohin pasuritë e paluajtshme sidomos banesat si një mjet investimi. Kjo tendence po shihet nga një vrull i madh i ndërtimeve brenda vendit.
Ndërtimet e reja sidomos në Tiranë, janë luksozë dhe kanë si target blerës me të ardhura shumë të larta. Këto të ardhura që përdoren për blerjen e pronave shpesh nuk justifikohen nga burimet zyrtare. Sektori i ndërtimit ishte një nga tipologjitë kryesore për pastrimin e parave nga Organizatat e krimit të Organizuar për vitin 2020 raportoi Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit të Parave. /Monitor/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur