”Shqiptarët në listat e LSDM-së nuk do të ndikojnë tek elektorati shqiptar”
Zgjedhjet në Maqedoni po afrohen dhe sa më shumë rritet debati rreth shqiptarëve në listat e LSDM-së. Për këtë Telegrafi Maqedoni ka biseduar me ish-nënkryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Besim Dogani dhe politikologun Xhenis Sulimani. Dogani thotë se shqiptarët nëpër listat e LSDM-së nuk do të ndikojnë në shkëputjen e votave të elektoratit shqiptarë. Nga ana tjetër Sulimani thotë se prezenca e shqiptarëve nëpër listat e LSDM-së do të thotë: mllef i shqiptarëve ndaj partive politike që i kanë votuar deri tani.
”Sa i përket LSDM-së dhe radhitjes së kandidatëve shqiptarë në pozitat fituese të listave zgjedhore të kësaj partie, ndoshta nuk do të ndikojë shumë në shkëputjen e elektoratit shqiptar, por nuk do të jetë edhe pa ndikim, sidomos nëse merret parasysh që sipas analizave jozyrtare, gjatë cikleve paraprake zgjedhore, përflitet se vetëm në njësinë zgjedhore numër gjashtë, LSDM ka arritur të grumbullojë mijëra vota nga votues shqiptarë; vetë fakti se tani në listat e tyre ka kandidatë shqiptarë më bën të besoj se numri i votave të LSDM nga votuesit shqiptarë ka gjasa të dyfishohet, gjë që do të ngarkojë fragmentimin e mëtejmë të votës shqiptare.
Por akoma më interesante se kjo besoj që është përfitimi i LSDM në aspektin e prezantimit (qoftë edhe të rrejshëm apo të qëllimshëm) pozitiv para opinionit ndërkombëtar, si një parti mendjehapur, e cila rreth vetes grumbullon anëtarë dhe përfaqësues të etnive të ndryshme, gjë që vlerësohet lartë sidomos në qarqet evropiane.
Dhe e fundit që në masë të madhe do të dobësojë pozitën edhe ashtu të dobët të shqiptarëve në shtëpinë Ligjvënëse, është marrja e eksluzivitetit mbi parimin e votimit të dyfishtë, sepse LSDM në radhët e veta me gjasë do të dominojë me anëtarë në Komitetin për marrëdhënie midis bashkësive etnike.” tha për Telegrafi Maqedoni, ish-nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Besim Dogani.
Xhenis Sulimani thotë se prezenca e shqiptarëve nëpër listat e LSDM-së do të thotë: mllef i shqiptarëve ndaj partive politike që i kanë votuar deri tani
”Numri i shqiptarëve në LSDM është simbolik dhe nuk paraqet kurrfar rreziku për partitë shqiptare. Po edhe ky numër simbolik, sipas meje është si pasojë e mllefit të shqiptarëve nga partitë shqiptare të cilat deri më tani kush më pak e kush më shumë i ka shërbyer VMRO-DPMNE-së, në momente kur diskriminimi i shqiptarëve ka kulmuar.
Konsiderojë se ky është një leksion për partitë e reja shqiptare se si duhet të sillen me elektoratin dhe të mësojnë se interesat partiake të mos e kaloj interesin e përgjithshëm, apo rëndësinë e pozitës së shqiptarëve në Maqedoni. Nevoja parimore e shqiptarëve për momentin është mirëqenia sociale. Ky duhet të jetë edhe targeti i partive të reja.” përfundon Sulimani.
Dogani gjithashtu flet edhe për gjendjen e partive shqiptare në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit ”Fatkeqësisht duhet të konstatohet që partitë shqiptare në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit, fajin për dështimet eventuale dhe mos arritjen e joshjes së votuesve shqiptarë për të shfrytëzuar të drejtën e votës, dhe së këndejmi rënien eventuale të numrit të deputetëve shqiptarë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë duhet ta kërkojnë tek radhët dhe veprimet e tyre.”
”E gjithë kjo ndërlidhet ngushtë me gabime të natyrave të ndryshme prej të cilave vlen të përmenden disa; fillimisht riciklimi i kandidaturave të njëjta në listat zgjedhore për disa cikle me radhë, mos bërja e dallimit midis deputetëve të cilët kanë dhënë aktivitet, mund dhe kanë prezantuar me dinjitet elektoratin e vet me ato që kanë luajtur rolin e statikëve teatror. Vënia në lista e kandidatëve të cilët nuk emërohen apo e marrin bekimin nga zonat e tyre elektorale, si dhe cilësia e ulët profesionale e kandidatëve në listat zgjedhore të partive shqiptare.
Situata bëhet edhe më e pafavorshme nëse merren parasysh platformat zgjedhore me shumë oferta të shterpëta, të pashtjelluara për sa i përket mënyrës se si të njëjtat do të vihen në zbatim dhe do të bëhen realitet.” përfundoi Dogani.
Përndryshe, fundjavën e kaluar Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë publikoi listat e deputetëve ku figuronin Muhamed Zekiri dhe Gjylymsere Kasami. Që të dy janë në pozita që prej në letër kanë shumë mundësi të zënë karrike në Kuvendin e Maqedonisë./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata Alwaleed Philanthropies Global në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”
Aksident në rrugën Makedonski Brod-Prilep, humb jetën një 20 vjeçar
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre