LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët në Beograd dhe bukëpjekësi i Borçës

Shqiptarët në Beograd dhe bukëpjekësi i Borçës
Ilustrim

Këto ditë, në bashkësinë lokale të Borçës së Novi Sadit, një bukëpjekës shqiptar ballafaqohet me kërcënime e presione të vazhdueshme për dëbim. Atij madje i rrezikohet edhe jeta. Ndonëse gatuan e pjek bukë për qindra qytetarë të cilëve u shërben me nder, dikush nga politika Serbisë, nga lartë, po e shqetëson përditë këtë njeri të vyeshëm.

Ky rast na sjell ndërmend fatin e mijëra shqiptarëve që punonin në Beograd e të cilët i zuri lufta aty më 1998-99. Pak është shkruar për fatin e tyre dhe se ku përfunduan mijëra shqiptar të tjerë që asokohe jetonin në Beograd për të mirën e tyre dhe të të gjithë qytetarëve të cilëve u shërbenin me punë të ndershme!


E, ç’u bë me ta?

Për këtë temë është shkruar fare pak. Kështu, edhe sot, në kryeqytetin serb ka shqiptarë që jetojnë e punojnë aty, e pakkush ose askush, nga Tirana e nga Prishtina, nuk merret me fatin e tyre.

A ka sot, qoftë edhe një evidencë të thjeshtë nga e ashtuquajtura Ministri e Diasporës së Kosovës për numrin e shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Beograd apo diku tjetër në Serbi?

Për shqiptarët, “gestapoja” serbe vepronte hapur në Beograd, para edhe gjatë luftës së fundit në Kosovë. U publikuan thuaja të gjitha adresat e banesave dhe të të gjitha punëtorive të shqiptarëve që u bënë cak i sulmeve të planifikuara. Nuk është zor të dihet se kush i kishte adresat dhe pse u veprua kështu. Për këtë është dashur të flasin ata që janë kompetentë, por zëri i tyre nuk është dëgjuar asnjëherë në këto 20 vjetët e fundit.

Sa zgjati kriza dhe lufta ne Kosovë, shqiptarët që jetonin në Beograd ishin në fokus të sulmeve fizike, deri në likuidime, sikur hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por, kush i di saktë këto të dhëna? Dihet se ata ishin të regjistruar aty ku jetonin e ku punonin dhe se shumica prej tyre kishin punëtori zejtare. Kështu, pushteti i dha shënimet për ta, adresat e tyre, duke ekzagjeruar edhe numrin e tyre.

Thuhet se “numrin e vërtetë” të shqiptarëve që jetojnë në Beograd e “zbuluan” të ikurit serbë nga Kosova në verën e vitit 1999. Në mesin e tyre qarkullonte rrëfimi se në Beograd jetonin deri në 200 mijë shqiptarë dhe se numri i serbëve që kanë ikur nga Kosova është më i vogël (shkruante “Vreme”), ndaj “mund të këmbenin banesat apo pasurinë e tyre”.

Shtrohet pyetja se kush dhe me urdhër të kujt i hartoi ato lista?

Sipas të dhënave të Odës Ekonomike të Serbisë, në vitin 1983, në territorin e Beogradit kishte 7,632 individë me përkatësi shqiptare, pra rreth tre për qind të banorëve të kryeqytetit të dikurshëm jugosllav. Më së shumti nga ta ishin pronarë ëmbëltorësh (afro dy të tretat e tyre), pastaj bukëpjekës dhe byrekxhinj (pak më shumë se një e pesta e tyre). Në mesin e tyre njihej Elez Nuredini, si mbreti i byrekut në Beograd, të cilit në vitin 1983 iu kishte marrë leja e punës në hyrje të Stacionit kryesor të Trenave në qytet. Nuredini më vonë ndihmoi të birin e tij që të hapte restorantin “Sole” në Vjenë, afër Operës, e që për pak kohë u shndërrua në një vend ku tuboheshin artistë të njohur evropianë, për çka edhe u nderua me medalje të artë.

Nga 570 firma të pavarura hoteliere në Beograd, shqiptarët ishin pronarë të njëzet prej tyre (po aq ishin shoferë kamionësh privatë, e tre prej tyre kishin punëtori automekanikësh). Pas vitit 1991 ishin pesë a gjashtë artarë etj. Viti 1991 ndryshoi numrin e shqiptarëve që punonin në Beograd, kur në skenë dolën gazetarë të porositur nga qarqet e pushtetit, që manipulonin auditorin çdo ditë me shifra marramendëse të numrit të shqiptarëve për çka shtohej presioni e dhuna ndaj tyre! Kështu, gazetari Marko Lopushina në “Nedelni telegraf” shkruante se në Beograd jetojnë afër 80 mijë shqiptarë, duke shtuar se “në mesin e tyre janë mbi dhjetë mijë ndërmarrës shqiptarë, pronarë firmash dhe të punëtorive private”. Pastaj, në mënyrë tendencioze shtronte pyetjen se “a po bëhet Beogradi viktimë e terrorizmit shqiptar”? Shkas për këtë shkrim u bë arrestimi i një grupi studentësh shqiptarë në Universitetin e Beogradit me 13 maj 1999, me akuzë të montuar se gjoja paskan “përgatitur aksione terroriste”. Me këso gënjeshtra statistikore nxitej dhuna ndaj shqiptarëve.

Në nëntor të vitit 1999, gazeta ”Glas javnosti” e Beogradit dhe “Nezavisne novine” e Banja Llukës, publikojnë listat tjera sipas të cilave në Beograd ka 50 mijë shqiptarë dhe se më parë ishin 120 mijë shqiptarë. Por, sot e kësaj dite nuk dihet se kush çka humbi atje, dhe ku u tretën ata shqiptarë që u gjendën në Beograd gjatë konfliktit të armatosur në Kosovë. Dhe sot!

Në trend

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon

Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon "një strukturë të re të pronësisë" të Real Madridit

La Liga
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina
Kalo në kategori