LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët e veriut, “mysafirë në shtëpi, qiraxhi në jug”

Shqiptarët e veriut, “mysafirë në shtëpi, qiraxhi në jug”

Nisja e bombardimeve të NATO-së në Kosovë ishte periudhë e përndjekjes së dhunshme të shqiptarëve që jetonin në pjesën veriore të Kosovës. Dhjetëra banorë të Kroit të Vitakut në Mitrovicë ka dy dekada që kanë tentuar t’i ri-ndërtojnë shtëpitë e tyre, por nuk kanë mundur. Nga Qeveria e Kosovës ata presin që të ofrojnë sigurinë e nevojshme e po ashtu fonde në mënyrë që të nisë ndërtimi e të kthehen në shtëpitë në të cilat që nga 1999, kanë mbetur vetëm rrënojat e trojet të cilat asnjëherë nuk i gëzuan.

Betim Osmani është rritur në një shtëpi në Kroin e Vitakut, tash pjesë e Mitrovicës së Veriut. Me nisjen e bombardimeve të NATO-s kjo pjesë u zbrazë nga presioni dhe dhuna të cilën kryesisht e ushtronin paramilitarët serbë.


Deri në vitin 2016 themelet e shtëpisë qëndruan të rrënuara, e më pas nisi puna, por pa sukses.

“Kemi punuar 15 ditë pa kurrfarë problemi, pas 15 ditëve natën kanë ardhur edhe na e kanë rrënuar pronën. Për fat atë ditë kam ardhur se kam dëgjuar prej fqinjëve të mi se diçka po ndodhë në pronën time. Kam ardhur këtu i kam zënë disa të rinj duke e dëmtuar pronën. Policia e di edhe kush janë po nuk ka ndërmarrë masa”, ka deklaruar Betim Osmani, banor i shpërngulur nga Kroi i Vitakut.

Me dëshirë djaloshi që deri në moshën 18 vjeçare zgjohej në mëngjes në këtë shtëpi, thotë se do të ri-kthehej.

“Jo vetëm vullneti im, por vullneti i familjes por edhe i gjithë fqinjëve tonë që tani e 24 vjet nuk janë këtu, është vullneti shumë i mirë për t’u kthyer besoj që institucionet do t’i kemi mbrapa që të na ndihmojnë që të kthehemi në pronën tonë”.

Rrënoja të paprekura që nga koha e luftës qëndrojnë edhe në pjesë tjera të Kroit të Vitakut.

Në këtë lagje për kohë të gjatë ka jetuar njëri nga themeluesit e LDK-së në Mitrovicë, Latif Berisha.

Pak minuta pas fillimit të bombardimeve të NATO-së, më 24 mars, Latif Berisha u ekzekutua në pragun e shtëpisë. Vend për të cilin po kërkohet të kthehet në muze, në nderim të figurës dhe ngjarjes tragjike.

“Pronari është vrarë në të 99-tën kurse ne qe 24 vite jemi duke e vra këtë shtëpi, edhe duke e vra trashëgiminë. Shpresoj dhe bëjë apel që këtu në 25 vjetorin, në vitin e ardhshëm në çerekshekull kjo shtëpi të ri-vitalizohet por edhe të jetë shtëpi të cilën do ta shfrytëzojnë gjeneratat e ardhshme edhe si kujtesë por më shumë për gjuhë dhe për albanologji”, ka deklaruar Skender Sadiku, zëvendës kryesues i asamblesë komunale në Mitrovicën e Veriut.

Sadiku kërkon që të gjitha shtëpitë pa dallime etnike të ri-ndërtohen, dhe të kthehet pronarët legjitim.

Këtë ëndërr Agim Vitaku e ka realizuar në vitin 2016, e që sot e asaj dite thotë se ballafaqohen me sfida të ndryshme, por që nuk ua zbehin dëshirën të jetojnë në tokën e të parëve.

“Shqiptarët i’a kanë shitë pronat serbëve që i kanë ndërtua banesat ne e kemi filluar këtu me ndërtim na thoshin njerëzit e komunës tonë na thoshin mos u ngacmoni ata se nuk e kanë për ngut, se kanë për gjatë. Ata mos i pengoni në punë a neve nuk na lejonin me punua, qe i ndërtuan 7 banesa janë kthyer popullatë prej të gjitha anëve të Kosovës dhe Jugosllavisë ka aty… Çka puno shqiptari i pengon serbëve, çka të punon. E kam bë rrethojën, disa herë mi kanë dëmtua rrethojat aty”.

Në pjesën veriore janë rreth 350 të pandërruara, pronarët e të cilëve për çdo ditë zgjohen me shpresën se do të kthehen./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori