LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët, azilkërkuesit më të mëdhenj në Francë

Shqiptarët, azilkërkuesit më të mëdhenj në Francë

Franca ka regjistruar numër rekord të kërkesave për azil në vitin 2017, bëri të ditur Zyra për Refugjatë e këtij vendi.

Sipas saj, shqiptarët kanë kryesuar listën, pavarësisht shanseve shumë të vogla për marrjen e statusit të refugjatit, krahasuar me njerëzit nga vatrat e luftës, si Siria apo Afganistani.


“Kërkesat për azil janë rritur për 17 përq ind, përkatësisht në 100,000, që është shifra më e lartë në së paku katër dekada”, tha Pascal Brice, kryesues i Zyrës franceze për Refugjatë.

“Ky nuk është fluks masiv dhe ne jemi në gjendje ta trajtojmë situatën”, tha Brice, transmeton Reuters.

Të dhënat e Zyrës për Refugjatë bëjnë të ditur se kërkesat për azil nga shqiptarët janë rritur për 66 për qind, krehasuar me vitin 2016, porse norma e pranimit ka qenë e ulët – vetëm 6.5 për qind.

Për krahasim, norma e pranimit ishte 95 për qind për sirianët, 85 për qind për afganët dhe 59 për qind për sudanezët.

Brice e quajti mbizotërimin e kërkesave të shqiptarëve “një fenomen ciklik”.