LAJMI I FUNDIT:

Shqiponja e skifteri motiv për FSK-në (Video)

Shqiponja e skifteri motiv për FSK-në (Video)

Të veshur me bluza me mëngë të shkurtra, ushtarët e Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK) çdo ditë kryejnë stërvitjet e mëngjesit. Ushtrimet me pompa, ato në fushë të hapur dhe vrapi i mëngjesit janë disa nga aktivitetet e mëngjesit.

Vrapin e mëngjesit ushtarët e shoqërojnë me këngë. Ky është teksti i këngës të cilën e këndojnë ushtarët çdo mëngjes.


“Kokën ngritur lart si luan krenar, fluturoj si shqiponja, si skifteri kam sytë, jam krenar që jam ushtar, jam në tog të dytë. Ujk kam lindur, ujk kam lindur, ujk do rroj për jetë, jam komando jam komando jam në tog të 3-të. Jemi komando, jemi komando, jemi brigadë e tretë”.

Në edicionin e së premtes “Drejtësia në Kosovë” ka transmetuar një reportazh ekskluziv nga baza e Brigadës së Reagimit të Shpejtë të FSK-së.

Ushtrimet e pjesëtarëve të FSK-së mund t’i ndiqni në linkun e mëposhtëm.

FSK-ja ende nuk ka marrë detyra ushtarake, pasi për ta bërë transfomimin e saj në forca të armatosura duhen ndryshime kushtetuese.

Ndryshimet kushtetuese mund të bëhen vetëm me votat e dy të tretave të deputetëve dhe dy të tretave të deputetëve të pakicave, por deputetët e Listës Serbe nuk po kanë vullnet për ta mbështetur këtë proces.

Për transformimin e FSK-së u diskutua në Kuvend më 14 shkurt, ndërsa u miratua një rezolutë që i kërkon qeverisë që sa më shpejt ta dërgojë në parlament projektligjin për forcat e armatosura. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Kalo në kategori