LAJMI I FUNDIT:

Shqipërisë këtë vit i mungojnë mbi 70 për qind e turistëve të huaj

Shqipërisë këtë vit i mungojnë mbi 70 për qind e turistëve të huaj

Hyrjet e shtetasve të huaj në territorin shqiptar, në muajin qershor 2020 ishte janë 364,574 persona, krahasuar me muajin qershor të 2019-së, ky tregues rezulton me rënie prej 66.3 për qind. Në muajin qershor të 2020, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 179,594 persona, ku krahasuar me vitin paraprak ky numër ka rënë me 71.5 për qind.

Referuar të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri përgjatë gjashtë mujorit të parë 2020 është 781,894 për qind, duke rënë me 63.4 për qind, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019.


Përgjatë gjashtë mujorit të parë 2020, Kosova ka rënien më të ulët të hyrjeve të shtetasve në Shqipëri me 51 për qind, ndërsa rënien më të madhe e ka pasur Polonia me 95.3 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga vendi, gjatë muajit qershor 2020 janë 385,199 persona duke shënuar një rënie me 65.1 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve nga territori i Shqipërisë gjatë muajit qershor 2020 janë 240,949 persona. Krahasuar me muajin qershor 2019, ky numër ka rënë 47.6 për qind. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit qershor 2020 janë 144,250 persona, ku krahasuar me muajin qershor të 2019-së, ky numër ka rënë 77.6 për qind.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë përgjatë gjashtë mujorit të parë 2020, është 1 milion e 380 mijë e 308 persona duke rënë 48 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. /Scan/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori