LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria do të eksportojë bimë mjekësore në Japoni, Rama: Firmoset kontrata e parë

Shqipëria do të eksportojë bimë mjekësore në Japoni, Rama: Firmoset kontrata e parë

Japonia është e gatshme që të mirëpresë shumë më tepër prodhime agro-shqiptare, ku përfshihen edhe prodhimet e bimëve mjekësore industriale.

Kështu u shpreh sot kryeministri Edi Rama gjatë punimeve të konferencës së katërt kombëtare të industrisë së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike.


Kryeministri Rama bëri të ditur se, është firmosur kontrata e parë të për çuar bimë mjekësore aromatike në Japoni.

“Është një kontratë e vogël, për një sasi të vogël, por është shumë domethënëse se Japonia është një treg shumë i madh dhe dua ta falënderoj ambasadorin e Japonisë që ndodhet këtu. Ky është një shembull kuptimplotë që gjithë ai treg i madh hapet. Ne jemi këtu për t’i hapur rrugët”, tha ai.

Kryeministri vlerësoi se, bëhet fjalë për një treg të paanë dhe të pafund që parashikohet të shkojë 5 trilionë.

“Ne jemi sot 50 milionë eksporte, por ne s’kemi pse të mos synojmë të shkojmë në 200. Hap pas hapi kuptohet, por mund të shkojmë 200 milionë dhe të jeni të sigurt, ne do t’ju mbështesim gjithmonë e më shumë. Ministrja e Bujqësisë kohën më të madhe e kalon me fermerët, e kalon me kompanitë, është në terren. Ndjek vetë çdo projekt, çdo punë, çdo kanal, çdo nevojë dhe ne jemi në dispozicion, ne jemi në mbështetjen tuaj, kështu që ju vetëm guxoni të shkoni para dhe ne jemi pas jush për t’ju mbështetur”, tha ai. /Telegrafi/