LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria do ta furnizojë Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut me qymyr – do të marrë grurë

Shqipëria do ta furnizojë Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut me qymyr – do të marrë grurë

Nisma ‘Ballkani i Hapur’ jep frytet mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në një takim të përbashkët të ekipeve të punës në Tiranë, është rënë dakord që Shqipëria të furnizojë me qymyr Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut që ato të prodhojnë energji elektrike brenda rajonit në kushtet e krizës energjetike, ndërsa ato do të heqin kufizimet për të furnizuar Shqipërinë me grurë, misër dhe vaj me kushtin që këto produkte të mos rishiten në treg tjetër.

“Ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë u ra dakord për mundësinë e shfrytëzimit të rezervave të qymyrit të gurit me qëllim furnizimin me lëndë të parë të impianteve termo të Serbisë. Maqedonia e Veriut shpreh interes për të investuar në mënyrë direkte në terminalin LNG të Vlorës. Secila palë angazhohet të eliminojë çdo barrierë për furnizimin për mallrat e lidhura me sigurinë ushqimore, pasi Maqedonia e Veriut ka ndaluar eksportin e grurit dhe është rënë dakord që në të ardhmen e afërt ta heqin atë kufizim. Do të ngrihet një mekanizim ku do të lejohet shitblerja e kufizuar e mallrave me kushtin e ndalimit të rishitjes së të njëjtit mall në një treg tjetër. Në samitin e ardhshëm në 1 shtator të gjitha palët do të jenë të gatshme të nënshkruajnë protokollin e marrëveshjeve për ndërlidhjen e skemave për identifikimin elektronik dhe akses të lirë në tregun e punës”, tha Ahmetaj, transmeton kp.


Ndërsa ministrja e Bujqësisë Frida Krifca tha se do të eliminohen tavanet eksportuese drejt Shqipërisë të furnizimi me grurë, misër dhe vaj.

“Gjatë këtij takimi ne vendosëm të angazhohemi për të eliminuar çdo kuotë të vendosur mbi furnizimin për mallrat e lidhura me sigurinë ushqimore, pala maqedonase angazhohet për të hequr bllokimin e vendosur për produktet eksporteve ushqimore javën shkoi, dhe pala serbe të eliminoj tavanet eksportuese drejt Shqipërisë për produktet e grurit dhe misrit të vendosura me vendim të Këshillit të Ministrave, ky memorandum do të nënshkruhet në serbi në fillim të shtatorit. Gjithashtu operatorët ekonomik janë të lirë për nënshkrimin e kontratave të furnizimit me çdo mall përfshirë këtu produktet që kanë lidhje me sigurinë ushqimore, me kushtin që produktet që kanë të bëjnë me sigurinë ushqimore si gruri, misri, sheqeri apo vaj vegjetal të ndalohet rishitja”, tha Krifca.

Këto vendim të ekipeve të punës do të materializohen në marrëveshje në mbledhjen e qeverive në 1 shtator që do të zhvillohet në Beograd ku do të mbahet samiti i radhës i Ballkanit të Hapur.

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori