LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria me shërbim satelitor, nënshkruhet marrëveshje me kompaninë amerikane

Shqipëria me shërbim satelitor, nënshkruhet marrëveshje me kompaninë amerikane

Shqipëria nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile ka nënshkruar sot një kontratë me kompaninë amerikane Satellogic USA Inc për ofrimin e shërbimit satelitor në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë për monitorimin me teknologji të avancuar të territorit të Republikës së Shqipërisë. 

Në një njoftim në rrjete sociale, Kryeministri Edi Rama është shprehur se shërbimi i satelitëve do t’i japë fund fenomenit të ndërtimeve pa leje duke ofruar monitorim të të gjithë territorit.


Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për ndërtimet pa leje, duke nënvizuar se “beteja më e madhe dhe më e gjatë në një proces shtetndërtimi, është beteja për të ndërtuar një tërësi institucionesh që funksionojnë si pjesë e një makinerie që nuk varet nga subjektiviteti i personave të veçantë”.

“Lajmi është që do të kemi një krye-inspektorat në qiell, që nuk ka parti apo kushëri, dhe i shikon të gjitha. Me satelitët nuk do të ketë më mundësi të ndërtohen kate pa leje”, theksoi kryeministri Edi Rama, duke iu referuar nënshkrimit të kontratës së shërbimit satelitor.

Në anën tjetër, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh se dy satelitë do të përdoren për të ofruar shërbime specifike satelitore.

“Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile do të marrë informacion mbi rrëshqitjet e tokës, sipërfaqet e zonave të përmbytura apo djegura, rrugët e bllokuara, trashësia e borës etj., në mënyrë që të marrë masa; Policia e Shtetit do të marrë informacion për kultivimin e bimëve narkotike, prerjen e paligjshme të pyjeve dhe parandalimin e akteve kriminale; Ministria e Bujqësisë do të marrë informacion për burimet ujore, hidrovorët dhe lumenjtë; Ministria e Turizmit do të marrë informacion mbi cilësinë e ujërave; Ministria e Energjisë do të marrë informacion për rezervat e gazit dhe naftës, si dhe infrastrukturën rrugore”, tha Peleshi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori