LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria, shembulli i një vendi kaotik në duar gangsterësh

Shqipëria, shembulli i një vendi kaotik në duar gangsterësh

Peter Tiede

Flakë, bomba tymuese, trazira në rrugë, demonstrata masive çdo javë: Shteti ballkanik, Shqipëria, zhytet në kaos. Gjatë ditëve të fundit, gjatë protestave kundër qeverisë në kryeqytet, Tiranë, pati përleshje në rrugë. Demonstruesit e opozitës hodhën kokteje molotov, shashka dhe bojë drejt ndërtesës së zyrës së kryeministrit Edi Rama. Policia përdori gaz lotsjellës dhe topat e ujit kundër njerëzve. Një duzinë policësh dhe demonstruesish u plagosën.

Tashmë po bëhet e qartë në pjesën tjetër të kontinentit se diçka është seriozisht gabim në vendin që ishte tërësisht i izoluar nën komunizmin e epokës së gurit të Enver Hoxhës, nga viti 1944 deri në vitin 1985. Në vitin 2017, BE vendosi që të nisë negociatat e pranimit me Shqipërinë këtë vit. Për ironi, me Shqipërinë! Ironikisht, me një shtet mafioz! Shqipëria është shembulli kryesor i një vendi kaotik në duar gangsterësh: Për më pak se një vit, opozita është tërhequr nga Parlamenti – në protestë kundër korrupsionit dhe blerjes së votave nga qeveria. Prej dy vitesh vendi nuk ka një Gjykatë Kushtetuese- Kushtetuta e vjetër është shfuqizuar, e reja nuk është akoma në zbatim. Kryeministri Rama u desh të shkarkojë gjatë viteve të shkuara dy ministra të Brendshëm: Fatmir Xhafaj dyshohej fort si pjesë e mafies së drogës, që ka në dorë vendin dhe gjysmën e Evropës Perëndimore! Saimir Tahiri është aktualisht nën akuzë – vetëm politika mund të parandalojë një shqyrtim gjyqësor.

Po Rama vetë? Kryeministri akuzohet vazhdimisht për lidhje me drogën. Kështu, opozita e akuzon atë për blerjen e votave me paratë e drogës. Regjistrimi i një telefonate duhet ta provojë këtë. Më 11 shtator të vitit 2016, Rama i telefonoi kreut të një komisioni zgjedhor rajonal për të pyetur nëse zgjedhjet kishin shkuar ashtu siç ishte diskutuar. Përgjigjja e drejtuesit të zgjedhjeve: “Po, shef, gjithçka siç e kemi diskutuar”. Rasti është i njohur në Shqipëri si ‘Dosja 184’.

Akuzat për blerjen e votave i ngre edhe ish-ministri i Drejtësisë i Ramës, Ylli Manjani. Manjani, një profesor i respektuar i ligjit, thotë për Bild: “Organizata të ndryshme ndërkombëtare kanë konfirmuar se ka patur blerje të votave në masë”. Manjani sheh pas kësaj një projekt të përbashkët të Ramës dhe mafies: “Qeveria mbron mafien dhe lejon biznesin e tyre të drogës. Në këmbim, bandat dhe klanet blejnë vota për qeverinë”. Manjani vetë dikur kishte kërkuar luftë kundër drogës, madje edhe nuk e përjashtonte edhe përdorimin e ushtrisë në vendin anëtar të NATO-s. Ai u lirua për këtë në janar të vitit 2017. Gazetari investigativ, Basir Çollaku, thotë: “Nën Edi Ramën ka patur një shpërthim eksploziv të prodhimit të drogës në Shqipëri”. Sipas vlerësimeve të inteligjencës perëndimore, më shumë se 70 për qind e kanabisit të shitur në Evropën Perëndimore dhe Jugperëndimore, vjen nga Shqipëria.

Vetë policia shqiptare konsiderohet shumë e korruptuar, veçanërisht udhëheqja e policisë. Pjesë të drejtuesve janë nën dyshime mafioze- sipas të dhënave që vijnë nga jashtë. Policët shqiptarë, që hetojnë vërtet kundër politikës dhe policisë, burgosen ose vendosen nën arrest shtëpiak. Në Zvicër, Itali, Holandë dhe Finlandë, disa oficerë të lartë të policisë kanë marrë azil politik. Një prej tyre është Dritan Zagani, ish-kreu i policisë kufitare të rajonit të Vlorës dhe hetues i antidrogës. Zagani u mbajt në izolim për një vit e gjysmë dhe më pas në arrest shtëpiak, pasi u tha eprorëve të tij për prova konkrete të trafikut të drogës të ministrit të atëhershëm të Brendshëm, Saimir Tahiri. Më në fund ai ishte në gjendje të largohej nga Shqipëria me familjen falë agjentëve dhe policëve italianë. Konkluzioni i tij në Bild: “Vendi im është një shtet mafioz. Atje sundon mafia”. Por, thotë ish-ministri i Drejtësisë, Manjani, në Evropën politike vështirë se interesohet kush. Së fundmi, kancelarja Angela Merkel i priti krerët e shteteve të Ballkanit në Berlin, për samitin e Ballkanit Perëndimor- mes tyre, kryeministrin Edi Rama.

Në trend

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Kalo në kategori