Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar sot se 213 persona kanë dalë pozitivë me coronavirus nga 2,110 testime të bëra gjithsej në 24 orët e fundit.

Sipas të dhënave të ministrisë, betejën me virusin e kanë humbur 4 persona.

Aktualisht janë 3,581 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, ndërsa në spitale po marrin trajtim 70 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar

Shqipëria lehtëson masat anti-Covid, reduktohet koha e izolimit për të prekurit nga virusi në 5 ditë Shqipëria lehtëson masat anti-Covid, reduktohet koha e izolimit për të prekurit nga virusi në 5 ditë

Që prej fillimit të pandemisë, Shqipëria numëron 3,457 viktima të shkaktuara nga coronavirus.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. /Telegrafi/

Reklama