LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria, pro apo kundër Trumpit? (Video)

Shqipëria, pro apo kundër Trumpit? (Video)

Presidenti Donald Trump ka qenë i qartë me shtetet që përfitojnë fonde nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por që do të votojnë pro rezolutës në OKB. Rezoluta është kundër vendimit të Shteteve të Bashkuara për të njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit.

Niki Haley, ambasadorja e SHBA në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, përmes një letre dërguar shumicës së 193 vendeve la të kuptohet se do të ketë një kundërpërgjigje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shtetet që votojnë pro rezolutës, shkruan AFP. Ajo tha se Trump i kërkoi të shpërndajë një mesazh për vendet që “do të votojnë kundër nesh”, duke theksuar se SHBA, “do t’i mbajë shënim emrat e tyre”.


Në prononcimin e parë dhe të vetëm për këtë çështje, Ministri ynë i Jashtëm Ditmir Bushati tha se qëndrimi i Shqipërisë nuk ka ndryshuar, duke lënë të kuptohet se vendi ynë do të votojë pro rezolutës, pra kundër vendimit të Trump.

“Qëndrimi i qeverisë shqiptare në këtë rast është ai qëndrim i pandryshuar ndër vite, i reflektuar tek vota jonë në OKB, në linjë me qëndrimin e Bashkimit Evropian” u shpreh Bushati. Por Shqipëria është pjesë e Organizatës për Bashkëpunimin Islamik, e cila ka iniciuar rezolutën në fjalë. Në mbledhjen e fundit të OBI, ambasadori shqiptar ishte i pranishëm.

Trump shtoi presionin ndaj vendeve që përfitojnë nga ndihma e SHBA ditën e mërkurë, kur iu tha gazetarëve.

“Për të gjithë ata shtete që përfitojnë nga paratë tona dhe votojnë kundër nesh. Ata marrin qindra miliona dollarë, madje biliona dollar dhe votojnë kundër nesh”, tha Trump. “Ne do t’i shënojmë ato vota. Le të votojnë kundër nesh”. “Do të kursejmë shumë para. Nuk ka rëndësi për ne”, tha ai duke folur për ndihmën që SHBA i jep vendeve në nevojë.

Presidenti turk, Taip Rexhep Erdogan iu përgjigj një ditë më pas me akuzën se SHBA po e blen mbështetjen në këmbim të ndihmave për vendet e huaja.

“Zoti Trump, nuk mund ta blesh vullnetin demokratik të Truqisë me dollarët e tu” u shpreh Erdogan në një fjalim në Ankara. “Unë shpresoj dhe pres që Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të kenë rezultatin që shpresojnë nga OKB dhe bota do t’i japë një leksion të mirë Shteteve të Bashkuara” tha Erdogan.

Rezoluta që votohet këtë të enjte, është iniciuar nga Turqia, në Samitin e Organizatës për Bashkëpunimin Islamik dhe Jemeni, në Grupin Arab në OKB. Parashikimet janë që të paktën 150 vende do të jenë në favor të rezolutës kundër vendimit të Trump, shkruan AFP.

Në letrën e ambasadores amerikane thuhej se administrata Trump “thjesht po kërkon mirënjohje për miqësinë historike, partneritetin dhe mbështetjen që ju kemi dhënë dhe që ta respektoni vendimin tonë për ambasadën tonë”. /lapsi.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori