LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, tregu i punës zëvendësohet nga pensionistët

Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, tregu i punës zëvendësohet nga pensionistët

Një seri faktorësh demografik, ku kryeson emigracioni i lartë po redukton me ritme të përshpejtuara forcën e punës tek të rinjtë 15-29 vjeç.

Në të kundërt, numri i pensionistëve në punë po rritet ndjeshëm.


Të dhënat e INSTAT tregojnë se, në tremujorin e parë të vitit 2021 forca e punës në grup-moshën 15-29 vjeç shënoi 326,106 persona, 27 mijë më pak se një vit më parë ose 7.7 për qind më pak.

Forca e punës reduktohet për dy faktorë themelore.

E para, rënia e përgjithshme popullsisë në moshë pune dhe e dyta kur popullsia në moshë punë bëhet inaktive (nuk dëshiron të punojë). Përgjithësisht kur forca e punës bie rritet numri i personave “dembele”, inaktivët. Por në rastin e grup moshës 15-29 vjeç inaktiviteti është rritur shumë pak në krahasim me rënien që ka ndodhur në forcën e punës, duke reflektuar qartë rënien e popullsisë banuese në vend në ketë grup-moshë.

Nga tremujori i parë 2020 deri në tremujorin e parë 2020, rreth 8,800 të rinj kanë rënë në inaktivitet, por ndërkohë forca e punës ka rënë me 27 mijë të rinj.

Tkurrja e numrit të të rinjve të forcën e punës po vjen nga dy arsye kryesore. E para lidhet me emigracionin e lartë të kësaj grup moshe. Të dhënat e mëparshme të Eurostat mbi azilkërkuesit tregojnë se mbi 80 për qind e azilkërkuesve shqiptare janë të rinj.

Arsyeja e dytë lidhet me rënien e lindjeve pas vitit 2000. Rënia sistematike e lindjeve ka ulur në mënyrë të natyrshme grupin e të rinjve në forcën e punës. Projeksionet e popullsisë për tri nënndarje të grup-moshës së të rinjve, për vitet 2018-2021, tregojnë qartë që prurjet e moshave 15-19 dhe 20-24 vjeç paraqesin rënie të dukshme gjatë viteve në vijim, tendencë kjo që shënon pikënisjen e trendit rënës për forcën e punës.

Shifrat flasin për vështirësi të punësimit të hasura kryesisht tek të rinjtë. Tek grup-mosha 15-29 vjeç tregu i punës është i paqëndrueshëm.

Në tremujorin e parë të vitit 2021, shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë është 23.3 për qind. Papunësia e të rinjve shfaqi tendencë rritëse. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2020, shkalla e papunësisë për të rinjtë, në tremujorin e parë 2021, është 3.3 pikë përqindje më e lartë. Krahasuar me tremujorin e katërt 2020 është rritur me 1.6 pikë përqindje.

Të rinjtë e moshës 15-29 vjeç që deklaruan se janë nxënës/studentë ose në trajnim përbënin 70.1 për qind te të rinjve ekonomikisht jo-aktivë në tremujorin e parë 2021, ndërsa 9 për qind u klasifikuan si të papunë të dekurajuar.

Rritet me 30 për qind numri i pensionistëve në punë

Hendeku që po lënë të rinjtë në tregun e punës po zëvendësohet me pensionistë.

Sipas të dhënave të INSTAT numri i personave mbi 64 vjeç që janë raportuar në punë arriti në mbi 86 mijë në tremujorin e parë të vitit 2021 me një rritje 30 për qind në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i personave në punë mbi 60 vjeç arriti rekord në tremujorin e parë të këtij viti. Ata po bëhen gjithnjë e më atraktiv në tregun e punës për shkak të zanateve që zotërojnë.

Bizneset po gjejnë më shumë aftësi te moshat e vjetra. Të rinjtë janë më të pakët në numër dhe gjithnjë e më pak po tentojnë të mësojnë zanate. Tendenca për të fituar shpejt dhe shumë pa lodhje është tashmë evidente.

Shumë biznese sidomos në sektorin e ndërtimit dhe fasonit po vuajnë mungesën e punonjësve, teksa kanë nisur përpjekjet për ti plotësuar nevojat me të huaj nga Afrika dhe Azia. /Monitor/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori