LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria për herë të parë pjesë e Këshillit të Sigurimit në OKB, Xhaçka: Na jep rëndësi të posaçme në arenën ndërkombëtare

Shqipëria për herë të parë pjesë e Këshillit të Sigurimit në OKB, Xhaçka: Na jep rëndësi të posaçme në arenën ndërkombëtare

Shqipëria do të marrë së shpejti rolin e vendit anëtar jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, organizatë ku vendi shteti shqiptar bën pjesë prej 15 dhjetorit 1955.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka thotë se pavarësisht se do të ketë votimi, Shqipëria e ka të garantuar pozicionin pasi është e vetmja kandidate në grupin e vendeve të Evropës Lindore.


“Shqipëria bën pjesë në grupin e Evropës Lindore dhe në këtë pikë është mes konsensusit të gjithë anëtarëve që Shqipëria do të jetë kandidat i vetëm dhe konsensual. Që do të thotë se zgjedhja është e sigurt. Pikërisht jo se i ka ardhur radha por sepse ka pasur një dakordësi dhe një lobim të gjatë që Shqipërisë i takon që të mbështet nga të gjitha vendet e grupit të vet”, deklaroi  Xhaçka për Euronews Albania.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme tha se kjo vjen kryesisht për shkak të lobimit dhe rolit që Shqipëria ka luajtur me politikën e saj të jashtme.

“Kemi vërtetë merita për këtë pozicion pasi është një pozicion që e marrim falë një lobimi të gjatë por edhe besueshmërisë së Shqipërisë sa i takon politikës së saj të jashtme, diplomacisë, prestigjit të saj të jashtëm, bashkëpunimi dypalësh por edhe multilateral por edhe kontributi i dhënë për paqen në misione të vetë OKB, por edhe të NATO-s dhe BE-së”, shtoi znj. Xhaçka.

Këshilli i Sigurimit një nga organet më të larta të OKB-së përbehet nga 15 vende, 5 të përhershme me fuqinë e vetos (SHBA, Rusia, Kina, Britania e Madhe dhe Franca) dhe 10 anëtarë të përkohshëm që zgjidhen nga Asambleja e Përgjithshme Parlamentare e OKB.

Për Shqipërinë, tha Xhaçka kjo do të thotë se do të marrë vendime nga më të rëndësishmet në atë tryezë dhe politika e jashtme do të njohë një tjetër nivel rëndësie dhe prestigji si dhe Shqipëria do të ketë mundësinë që të krijojë raporte shumë më të ngushta dhe bashkëpunime me vende shumë të fuqishme.

“Do të thotë të negociosh për vendime të rëndësishme dhe të kësisoj të rrisësh edhe rëndësinë e posaçme të vendit tënd në arenën ndërkombëtare sa i takon dhe një harte të interesave strategjike të vendit tonë”, deklaroi ajo.

Kryediplomatja e Shqipërisë tha se njohja e Kosovës është një nga interesat kombëtare dhe roli i ri në Këshillin e Sigurimit në OKB do të shfrytëzohet për këtë qëllim.

“Pavarësia e Kosovës është një interes strategjik i politikës sonë të jashtme është një interes kombëtar i Shqipërisë. Siç kemi qenë aktorë kryesorë për të avancuar këtë objektiv i Kosovës por që është absolutisht edhe i joni, do të vazhdojmë ta bëjmë edhe në këtë detyrë për të qenë një zë më shumë edhe për të qenë një përfaqësues i të gjithë shqiptarëve në atë tryezë”, deklaroi Xhaçka.

Ministrja e Jashtme theksoi se “nuk besoj se çështja e Kosovës do të zgjidhjet përmes Rusisë dhe Kinës apo përmes Këshillit të Sigurisë por do të zgjidhet përmes asaj që po mbështet SHBA dhe BE, dialogun Kosovë-Serbi”.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori