LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria nuk i ka bllokuar Kompanitë e huaja të basteve online (Video)

Shqipëria nuk i ka bllokuar Kompanitë e huaja të basteve online (Video)

Kur kanë kaluar 4 ditë nga shpallja e paligjshme e lotarive sportive në Shqipëri, bastet “online” në faqe të huaja vijojnë të jenë të hapura.

Sipas një vëzhgimi të Top Channel rezulton se, kur përdorim internet në “smartphone” nga disa operatorë të telefonisë së lëvizshme, faqet e njohura të huaja që ofrojnë shërbim për baste sportive dhe lojëra elektronike fati janë të bllokuara.


Por, e kundërta ndodh kur zgjedh të “log”-ohesh nga një pajisje “smartphone”, “laptop” ose kompjuter, dhe të gjitha faqet e lartpërmendura janë 100% funksionale.

Ndërkohë, të gjitha faqet “online” të kompanive shqiptare të basteve rezultojnë të mbyllura, madje disa prej tyre kanë dhënë edhe shpjegime, duke lënë njoftime për klientët.

Sipas ekspertëve të fushës, bllokimi i faqeve të huaja të basteve është i pamundur, për shkak të mundësive të pafundme që ofron teknologjia, për të shmangur edhe pengesat që mund të vendosin autoritetet. Me sa duket, ligji ka dhënë efektet e para, duke hequr kumarin që kishte zaptuar çdo lagje, por jo atë virtual. Ndërkohë, të enjten policia procedoi penalisht dy persona, të cilët që nuk kishin mbyllur aktivitetin dhe iu gjetën aparatura për lojëra fati.

Duket se bastet “online” jashtë vendit vijojnë vetëm nga ata që kanë mundësi financiare dhe njohuri teknologjike, ndërsa për pjesën dërrmuese të lojtarëve të kumarit në garat sportive, bastet janë bërë tërësisht të pamundura. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar - këtë javë pëfundon procesi i Regjistrimit të Popullsisë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar - këtë javë pëfundon procesi i Regjistrimit të Popullsisë

Lajme
Rritje e temperaturave gjatë kësaj jave

Rritje e temperaturave gjatë kësaj jave

Lajme
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

Elfije Boletini
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Kalo në kategori